Lidhu me ne

Radar

“Shpërndahuni”! Festa me BE mbaroi

“Shpërndahuni”! Festa me BE mbaroi

Nga Andi Bushati

Udhëheqësit e vendeve evropiane dhe ballkanike do ta lënë pas krahëve Tiranën për të vazhduar me axhendat e tyre, ndërsa këtu te ne do të buçasin boritë propagandistike për suksesin historik të samitit të Berlinit, që për herë të parë u zhvillua në një vend të rajonit. Natyrisht, askush nuk mund ta mohojë se fakti që kjo mbledhje u zhvillua në Shqipëri, krijon një efekt pozitiv. 

Si mjeshtër i shndërrimit të politikës në spektakël, Edi Rama u mundua ta bëjë edhe më të madh atë. Duke i servirur liderëve të kontinentit një mini premierë nga Angjelin Përlocaj, duke ngritur perden për zbulimin e tablosw, “Përdhunimi i Europës”, duke e vënë veten në rolin e leximtarit të një kronike të transformimit të vendit, ai bëri çështë e mundur për ta pompuar sa më shumë ngjarjen që po ndodhte. 

Dhe sapo ajo të akrivohet, në analet e propagandës rilindase do ti bashkëngjitet enumeracionit të drejtimit të OSBE-së, fjalimit ‘historik” të mbajtur gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit dhe risisë së pritjes në hotelin Marriott, të samitit BE-Ballkan perendimor, në dhjetorin e shkuar.

Të gjitha këto ngjarje Edi Rama dhe borizanët e tij i kanë përfshirë në ligjërimin propagandistik të peshës dhe rolit që ka marë Shqipëria, në periudhën e veçantë të drejtimit nga rilindja. Ato konsiderohen si shenjë e rritjes së dinjitetit dhe rolit të vendit në arenën ndërkombëtare sipas logjikës “arritët të vaksinoheshit, pasi më kishit mua”.

Le ta përsërisim edhe njëherë, të gjitha këto janë ngjarje që ndihmojnë sadopak në imazhin e Shqipërisë. Deri këtu jemi dakord. Por përtej kësaj çdo hiperbolë tjetër është thjeshtë shpëlarje turi. Dhe për të kuptuar këtë mjafton një krahasim i thjeshtë. Mjafton t’i vësh këto data dhe ngjarje në një perspektivë më të gjatë hisorike. 

Le të provojmë të zhytemi në këtë linjë krahasuese. Në tetë vitet e sundimit të tij, si për mua ashtu dhe për një shumicë dërmuese shqiptarësh, Sali Berisha e ka qeverisur keq këtë vend. Ai bën pjesë në aradhën e atyre drejtuesve që e ka penguar rritmin e zhvillimit të një shoqërie demokratike dhe përafrimin e saj me vlerat perendimore. Por, po të analizojmë bilancin ndërkombëtar të 8 vjeçarit të tij, me pranimin në NATO dhe liberalizimin e vizave, këto shfaqet spektakël që ndodhin sot duken qesharake. 

Nëse bëhet fjalë për data që lenë shenjë në histori ato janë mbyllja njëherë e mirë e problemit të sigurisë së vendit në 2008 dhe mundësia e shqiptarëve për të lëvizur lirshëm, pas gjysëm shekulli, në 2010. Pas dy apo tre dekadash askush nuk do të kujtohet, për një mbeledhje rutinë të procesit të Berlinit që deri atëhere mund të jetë shuar, por bërja pjesë e aleancës Euro Atlantike do të jetë e fiksuar në libra. Po ashtu, pak kujt do ti bjerë ndërmend se kush e priti presidentin Bush, apo atë Makron, por ama fakti se shqiptërët fituan lirinë e lëvizjes, nuk do të shlyhet lehtë nga memorja.

Të para nga kjo perspektivë, zhurma për drejtimin e OSBE, Këshillit të Sigurimit, apo disa mbledhje rutinë ku Shqipëria, ishte mikpritëse, por jo subjekt, nuk e justifikon zhurmën e daulleve që po buçasin sot. Propagandistëve që i thurrin lavde liderit që e bëri Shqipërinë të madhe i duhet thënë: “Shpërndahuni! Festa mbaroi”.

Ndonëse për të mos qenë cinikë deri në ekstrem ndaj atyre që duan të gëzojnë me çdo kusht, i’a vlen t’u japësh motiv. 

Po vërtet, ky samit i procesit të Berlinit e pati një rëndësi. Por ajo nuk qëndronte, as në performancat artistike me regji të Ramës dhe as në mini kronikën, ku ai bëri spikerin që flet anglisht. Kjo “dhuratë” për Shqipërinë u negocua si shkëmbim i daljes së vendit nga aventura pro sllave e Ballkanit të hapur. Dhe po, në këtë kuptim, ky ndryshim kursi i Tiranës e meritonte një festë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook