Lidhu me ne

Kryesore

Një kongres i pamëshirshëm për të gjithë

Nga Mero Baze

Socialistët patën sot një Kongres programor të tyre, i cili është një ngjarje e pamëshirshme për të gjitha palët, përfshi dhe vet socialistët.

I pamëshirshëm dhe cinik pasi partia ka për kryetar një njeri që në Dhjetor të 90 vrapoi të ishte udhëheqës i ndryshimit politik në Shqipëri dhe pas 32 vitesh mban në të njëjtën datë Kongresin e ish Partisë së Punës në ditën që asaj ju tronditën themelet dhe u shkërmoq për një javë.  

32 vite më pas, partia e drejtuar prej tij është organizata më e frikshme elektorale që ka pasur ndonjë herë historia e Shqipërisë, nën një organizim efecient elektoral, që mbajnë nën kontroll thuajse 800 mijë vota të elektoratit shqiptar të mjaftueshme për të qeverisur të vetëm.  

Në mandatin e tyre të tretë i vetmi debat është se sa mandate të tjera do të marrin dhe jo nëse bien apo jo nga pushteti pas dy vitesh.

Kongresi është i pamëshirshëm, në raport me kundërshtarët e copëtuar, degraduar dhe mbi të gjithë të bërë qesharak si një politikë pa perspektivë sic ishte Partia e Punës më 8 Dhjetor 1990.  

Sot në vend të saj është opozita që atëherë rrëzoi ish komunistët dhe simboli i kësaj kalbje është Sali Berisha, njeriu që e rrëmbeu fitoren e demokracisë si pronë private dhe sot po shkon para gjyqit historisë dhe atij penal për gjithçka çfarë i ka vjedhur këtij vendi, historinë, demokracinë dhe paratë e shqiptarëve. Dhe po shkon familjarisht pasi të gjitha deshi ti bënte pronë të familjes së tij.

Kongresi është i pamëshirshëm dhe me vet socialistët të cilët tashmë shumë pak shpresa të bëjnë politikë në partinë e tyre por ka shumë shanse të bëjnë karrierë për gjithçka. Ata janë tani një parti që mban përgjegjësi për rritjen ekonomike të vendit, e cila në të vërtet ka thyer çdo rekord me një GDP vjetor 24 miliard euro, dyfishi i vitit 2013, me një buxhet vjetor 7.3 miliard euro nga 3.5 që e kanë gjetur dhe me një turizëm që ka thyer çdo parashikim me 10 milion turist në vit.

Socialistët tani nuk janë më parti politike por një trup qeverisëse, dhe vetmi debat që ata kanë është kur do të fusin Shqipërinë në BE, kur do të arrijnë rrogën mesatare të BE dhe a do të mund të ruajnë vendin udhëheqës ndër vendet e Ballkanit perëndimor që po anëtarësohen në BE. Dhe kjo është një histori e pamëshirshme për të gjithë, kur mendon që më 8 Dhjetor ky debati u takon socialistëve ndërsa debati për mbijetesë politike u takon atyre që përmbysën komunizmin.

Arsyeja është e thjeshtë. Demokracia dhe tregu i lirë është një garë e hapur dhe nuk është një betejë që fitohet duke u përpjekur të marrësh monopolin polik të një partie dhe ta kthesh në pronë familjare. Opozitës shqiptare ja shkatërroi të ardhmen e saj Sali Berisha.

Dhe ky është një leksion i hidhur dhe për socialistët tani të pa rrezikuar nga asgjë, se një ditë mund ti humbasin të gjitha, nëse nuk e hapin lojën për të gjithë. 

 Gazeta TemA

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook