Lidhu me ne

Radar

Basha i prerë: Nuk ka dalë asnjë urdhër nga unë në 21 Janar!

Basha i prerë: Nuk ka dalë asnjë urdhër nga unë në

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një intervistë për VOA ka deklaruar se një bashkëpunim mes Edi Ramës dhe Sali Berishës po dëmton Reformën Zgjedhore. Basha u shpreh se listat e hapura, një zonë zgjedhore, votimi elektronik dhe vota e diasporës duhet të inkorporohen në të ardhmen në Shqipëri.

Sipas tij PD nuk është përgjegjëse për Reformën Zgjedhore, pasi për këto ndryshime duhet edhe miratimi i Partisë Socialiste. “Them me gojën plot se ajo që po ndodh nuk është në interesat e qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.

I pyetur për përjashtimin nga Partia Demokratike të Sali Berishës pas shpalljes së tij “non-grata” nga SHBA, Basha u shpreh “të luftosh për të vërtetën vjen me sakrifica dhe kosto të mëdha, por të mos luftosh për to është krimi më i madh që mund të bësh kur je në shërbimin publik dhe politikë sepse dëmton interesat e tyre dhe varros shpresat për një të ardhme më të mirë”.

“Nuk i druhem hetimeve për 21 janarin, kam kërkuar hetim transparent që në fillim. Është e qartë që rasti është përdorur për përfitime politike. Unë nuk komentoj vendimet e gjykatave. Është një lojë e pisët edhe me gjakun e viktimave të pafajshme. Kam kërkuar një hetim të plotë dhe transparent prej ditës së parë, nuk kam asgjë për të fshehur apo për t’iu trembur. Drejtësia duhet të veprojë e patrembur. Nuk ka dalë asnjë urdhër nga mua”, u shpreh Basha, i pyetur për hetimin për rastin e 21 Janarit 2011, kur ai shërbente si Ministër i Brendshëm.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook