Lidhu me ne

Radar

Kur Liri Belishova i lutej diktatorit Enver Hoxha

Kur Liri Belishova i lutej diktatorit Hoxha

Në aktivitetin “Klubi i librit: Mësojmë nga e kaluara” ku u diskutua mbi librin ditar dhe poezi të Drita Çomos është publikuar dhe një letër ku mamaja e Drita Çomos, Liri Belishova i shkruan Enver Hoxhës. Më poshtë letra e plotë. 

Cërrik 10 Mars 1977
Sekretarit të I të K.Q. të PPSH
Sh. Enver Hoxha

Më falni që po ju shqetësoj përsëri, po nuk kam marrë përgjigje për letrën që ju kam drejtuar më 5 tetor dhe nuk kam rrugë tjetër. Ju lutem të më jepni një përgjigje.
Po bëhen afër 6 muaj që kur e kanë marrë tim shoq nga burgu i Burrelit dhe nuk dimë asgjë për të. Organet e Sigurimit thonë se hetimet mund të vazhdojnë sa të jetë nevoja. Po a është e mundur, e ligjshme që një situatë e tillë, e tmerrshme të vazhdojë pa kufi?
Edhe një herë ju lutem shumë, shumë, sh. Enver Hoxha si udhëheqësit kryesor të partisë e të shtetit, si anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, si njeri: të ndërhyni që mos ta rigjykojnë e dënojnë përsëri me burg, por le ta internojnë dhe të na lënë bashkë të kalojmë bashkë vitet që na mbeten. Ju lutem shumë mos lejoni ta varrosin të gjallë në burg, mos lejoni të na shkatërrojnë krejt jetën duke na ndarë për jetë. Sa mizore do të ishte kjo tani që ai do të kthehej pas 17 vjet dënimesh! Unë di sa rëndësi të madhe ka fjala juaj për shpëtimin tonë. Ju lutem shumë të ndërhyni për këto arsye:
1.Së pari, sepse mendoj që nuk ka baza ligjore për ta dënuar atë përsëri me burg, sepse nuk ka bërë asnjë veprim kundra partisë e shtetit.
Nëse organet kompetente duan ta izolojnë për shkak të pikëpamjeve të tij, nëse kanë dyshime etj., le të internojnë.
Përse mund ta akuzojnë atë tani pas 17 vjet burgimi? Mos për të metat në bujqësi? Por, pavarësisht ç’të meta pati ai realisht në Ministrinë e Bujqësisë këto i analizoi forumi më i lartë- plenumi i K.Q. dhe Maqua u dënua një herë nga partia e nga shteti- u përjashtua nga partia dhe u hoq si Ministër.
Dyshimet, keqkuptimet, provokacionet, shpifjet, nervozizmit, inatet etj, etj, janë të paevitueshme në të tilla raste. Po këto mund të sqarohen, të vërtetohen. Hetimet nuk japin medoemos për çdo të arrestuar materialin e nevojshëm për t’ia paraqitur gjyqit e dënuar me burg. Prokurori i Përgjithshëm ka kompetencën ligjore t’i ndërpresë këto. Nuk mund të merret njeriu në qafë krejtësisht pa baza të forta.
2.Së dyti, ju lutem shumë të ndërhyni, sepse edhe duke e internuar sigurohet izolimi i tij i plotë nga të afërmit e të gjithë njerëzit. Absolutisht asnjë dëm, asnjë rrezik nuk do ti vinte partisë e shtetit. E vërteton këtë eksperienca kaq vjeçare e internimit tim. Ahere përse merren masa ekstreme pa qenë nevoja?
Përse t’u shtohen vuajtjet njerëzve, t’u shkatërrohet jeta pa qenë e domosdoshme? Ç’do gjë ka një masë e s’thuhet kot masa është uniteti e të gjitha konditave. Asnjë përfitim nuk kanë partia e shteti nga këto. Përkundrazi.
3.Së treti, ju lutem shumë të ndërhyni, sepse na ka ndodhur një fatkeqësi e madhe. Vajza jonë, që përgatitej të jepte provimet e maturës, u godit nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Për këtë u shtrua në spitalin e sëmundjeve kanceroze, onkologjiku ju bënë rrezatime me kobalt. Tani e kanë shtruar përsëri në këtë spital.
Ky është dënimi ynë më i tmerrshëm. Ju lutem shumë të na lënë bashkë të kujdesemi për vajzën, ta përballojmë bashkë këtë fatkeqësi. Ju e kuptoni ç ‘tragjedi është kjo për ne.
Ju lutem shumë të merrni në konsideracion sa parashtrova dhe të keni parasysh se ai, si dhe unë, u lidhëm me komunizmin që në moshën më të njomë dhe për kaq vjet luftuam e punuam pa kursyer asnjë në radhët e partisë e në udhëheqje të saj.
Po në se mendoni të më jepni një përgjigje negative, ju lutem shumë të autorizoni një shok të udhëheqjes të më takojë. Asgjë s’do të humbisnit nga kjo sh. Enver.
Edhe një herë ju lutem shumë mos lejoni ta dënojnë përsëri me burg, mos lejoni të na e shkatërrojnë krejtësisht jetën.
Liri Belishova

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook