Lidhu me ne

Radar

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi sot (12 maj 2024) turin e takimeve me diasporën që do të vijojë më pas në shtete të tjera ku ka shumë shqiptar.

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Tubimi nisi me himnin shqiptar dhe atë të Bashkimit Europian ndërsa në fjalimin që zgjati gati 1 orë kryeministri shqiptar bëri thirrje për një histori të re të marrëdhënieve Shqipëri – Greqi ku çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve fqinje të zgjidhen si europianë.

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore
Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore
Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore
Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mesazhi për heqjen e ligjit të luftës:

“Pasojat e ligjit të luftës mbeten në fuqi, megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Si ka mundësi që mes dy shtetesh që janë bashkë në NATO prej 15 vitesh të mos jetë shfuqizuar gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte 80 vite më parë. Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur, që ky absurditet të largohet nga tryeza e vendeve tona siç jemi përpjekur t’i adresojmë sa më drejtë me dialog. E vërteta është se tek kryeministri aktual i Greqisë unë kam gjetur bashkëbiseduesin më të mirë të këtyre viteve” tha Rama.

Për minoritetin grek në Shqipëri pranoi se kanë probleme aq sa kanë të gjithë shqiptarët, por theksoi fort se kurrë nuk i është mohuar e drejta e gjuhës, pronës apo besimit.”

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Rama kërkoi respektim dhe kujdes reciprok që shteti grek duhet t’ju bëjë shqiptarëve atje.

Ju erdhët luftuat dhe fituat. Mos e harroni kurrë me ligj dhe me zakon Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni europianët e Greqisë. Vendimmarrësit e këtij vendi sot e kanë të plotë vetëdijen se Greqia ka nevojë për ju njësoj siç ju keni nevojë për Greqinë. Greqia dhe shqiptarët e Greqisë janë bërë të pazëvendësueshëm për njëri-tjetrin. Kush akoma e dyshon këtë të vërtetë, dyshon diellin që lind çdo ditë ndërsa kush i kundërvihet kësaj të vërtete, i bie me kokë pasqyrës kur sheh vetëm veten.

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Negociata për lejet e qëndrimit

Edi Rama deklaroi se qeveria ka arritur të çelë negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë.

Gjithashtu ai u shpreh se nëse deri më tani shqiptarët në Greqi kanë pasur probleme me lejen e qëndrimit, qeveria po punon edhe në këtë drejtim, duke njoftuar se tashmë është hapur dialogu me qeverinë greke duke u shprehur besimplotë se kjo problematike do të ketë një zgjidhje.

“Kemi arritur të çelim negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë”, këtë lajm kryeministri Rama e dha gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë, duke shtuar; ‘Kemi hapur dialogun për problematikën e lejes së qëndrimit’.

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Rama ju përgjigj zhurmës që vizita e tij bëri në mediat greke

Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do të kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetarët e barazvlefshëm të Greqisë demokratike dhe në Europën demokratike. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, vec respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombasit që jetojnë në të dy shtetet tona marrëdhënieve reciproke të miqësisë e fqinjësisë së mirë’ tha Rama.

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Rama kujtoi dhe vitet kur shqiptarët shkuan në Greqi dhe operacionet fshesa të Greqisë kundër shqiptarëve.

U përballët me gjithfarë shprehjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy tre punë në ditën që nuk mbaronte, duke zbutur urinë me një pjatë në ditë për të vënë mënjanë lekët e dy vakteve të pangrëna. Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX, kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e trupit nëpër natë për t’ju depërtuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnguljeve me përdhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë.

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mesazh për Mitsotakis

Në mbyllje të fjalimit të tij në Athinë, kryeministri Rama tha se dëshiron që t’i lëri një mesazh kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis duke qenë se nuk e takoi. Teksa përmendi një nga poezitë e Naim Frashërit ‘Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve’, Rama tha se është koha e miqësisë.

“Në emrin tuaj dua ti lë një pusullë mikut tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, Mitsotakis. I dashur Kyriakos në vitin 1886 poeti ynë Naim Farshëri shkruajti në greqisht vjershën e tij, dëshira e vërtetë e shqiptarëve, duam me të gjithë fqinj sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, me rend dhe paqe, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi mjaftojnë tiranitë që kemi kaluar, është koha e miqësisë dhe lirisë, shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë, rroftë Shqipëria, rroftë Europa demokratike. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi europaian dhe paqeje me prosperitet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha Rama.

Në përfundim të takimit me emigrantët shqiptarë në Greqi, kryeministri Edi Rama në shenjë falënderimi u ul në gjunjë para emigrantëve.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook