Lidhu me ne

Radar

Matteo Renzi: BE ose ndryshon, ose vdes

Matteo Renzi: BE ose ndryshon, ose vdes

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, kandidon në zgjedhjet europiane për listën e Shteteve të Bashkuara të Evropës. Ish-kryeministri i Italisë në vitit 2014-2016 dhe senator i Firences që prej 2018-s, u shkëput nga Partia Demokratike dy vjet pasi la postin e kryeministrit për të formuar partinë e tij, Italia Viva. Në një intervistë për Avvenire, ai ndan pikëpamjet e tij për reformimin institucional të Europës dhe pozicionin e kontinentit të vjetër në një botë me konflikte të riaktivizuara.

Përtej projektit që lidhet natyrshëm me vetë emrin, çfarë pikash të forta ka programi i Shteteve të Bashkuara të Evropës?

Para së gjithash, ne që zgjidhemi do të shkojmë realisht në Evropë. Meloni, Tajani, Schlein e të tjerë kandidojnë duke e ditur tashmë se nuk do të shkojnë në Strasburg. Një mashtrim i vërtetë ndaj votuesve. Ne duam të shohim një Evropë më të fortë në botë: për këtë arsye nevojiten reforma të forta institucionale, nga zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidentit të Komisionit deri te heqja e të drejtës së vetos. Unë do të sjell angazhimin tim personal në botën sociale, duke vazhduar punën e bërë nga qeveria jonë në Evropë: e kam fjalën këtu për reformën e Sektorit të Tretë, ligjin “Pas nesh”, ligjin për autizmin.

Si e shihni Evropën pas pesë vitesh dhe, mbi të gjitha, çfarë kufijsh shihni sot në këtë konstruksion evropian?

Evropa ose ndryshon ose vdes. Ne kemi nevojë për Shtetet e Bashkuara të Evropës. Ne kemi nevojë për liderë të aftë për të pasu ndikim në një botë që duket krejtësisht e çmendur mes luftërave, krizave, terrorizmit dhe ku bien ë sy mungesa e Kontinentit të Vjetër, i shtypur mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, rob i rregullave bizantine.

A ka një ambiguitet themelor në Partinë Popullore Evropiane që lëkundet mes socialistëve dhe sovranistëve?

Shumë nga partitë që përbëjnë PPE-në kërkojnë aleancë me sovranistët dhe ekstremistët. Është teorema e “shumicës së Xhorxhias”. Në Itali, ata që votojnë për Forza Italia dhe Antonio Tajanin po votojnë për një parti që qeveris me Matteo Salvinin dhe Giorgia Melonin. Pra, një i moderuar mund të zgjedhë vetëm Shtetet e Bashkuara të Evropës. Alternativa e vetme për një të majtë populiste dhe një të djathtë sovraniste.

Ndërkohë, Evropa është mes sytë nga Palestina, disa shtete e njohin atë vetëm tani (dhe pas 7 tetorit!), dhe nga Ukraina, ku po shohim kundërsulmimin rus dhe jo atë të Kievit. A është ky një dështim i dyfishtë?

Evropa nuk e prek topin në politikën e jashtme sepse është e burgosur e burokracisë dhe e fuqisë së vetos. Ne në listën e Shteteve të Bashkuara të Evropës duam të sjellim ndryshim të vërtetë. Na duhet një ushtri e përbashkët, sigurisht, por edhe mbi të gjitha një diplomaci e përbashkët dhe e fortë. Ka nga ata që, si Conte, vendosin fjalën paqe në simbol. Ne duam të rindërtojmë paqen me propozime konkrete. Me pushtimin kriminal rus të Ukrainës, ne i thamë po armëve në Kiev, po sanksioneve në Moskë, por na duhet menjëherë një i dërguar special i BE-së për diplomacinë. Një lider, i aftë për të negociuar mes dy palëve: përmendëm emrat e Angela Merkel dhe Tony Blair. Sa i përket Palestinës, njohja e saj tani nuk ka forcë politike: ne duhet të zbatojmë parimin e dy popujve dhe dy shteteve. Për ta bërë këtë, nevojitet një aleancë e madhe midis dhe me vendet reformiste arabe, duke përfshirë Arabinë Saudite: njohja e të drejtës së Izraelit për të ekzistuar dhe fondet e destinuara për rindërtim, jo ​​për armët e Hamasit.

Lista juaj i propozon Komisionit Mario Draghin. Përtej kompetencës, a mund të flasim edhe për moshën? A nuk do t’i ngjante BE-ja SHBA-së së mbërthyer mes Bidenit dhe Trump? A nuk ka më liderë “të rinj” në Evropë?

Do të bëjmë gjithçka që Ursula von der Leyen, e cila ka dështuar në mënyrë spektakolare, nga politika e jashtme në ekonomi, të mos kthehet në krye të komisionit. Dhe ne do të përpiqemi të japim kontributin tonë për të sjellë Mario Draghin, siç kemi bërë tashmë në Itali. Përsa i përket çështjes së moshës, unë besoj se gjykimi për një figurë me vlerë nuk mund të kushtëzohet nga një element thjesht i lidhur me moshën. Ajo që duam të luftojmë ne është “politika e vjetër”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook