Lidhu me ne

Temporal

Muri i Lotëve, historia tragjike e njërit prej objekteve më të famshme në Jeruzalem

Muri i Lotëve, historia tragjike e njërit prej objekteve më

Për ata që nuk janë hebrenj, ai është fragment i vjetër i një muri më shumë se 2000 vjeçar. Por për hebrenjtë, ai është një element thelbësor i historisë dhe identitetit të tyre. Kjo është e vetmja gjë që ka mbetur nga “Tempulli i Dytë” që ndodhej dikur në Malin e Tempullit, dhe që u shkatërrua nga romakët në vitin 70 Pas Krishtit.

Muri Perëndimor është pjesë e kompleksit të Malit të Tempullit, i konsideruar si një vend i shenjtë nga 3 fe (Krishterimi, Islami dhe Judaizmi), dhe si rrjedhim pika e nxehtë e konfliktit midis palestinezëve dhe izraelitëve në Jeruzalem.

Muri i Lotëve ose Muri i Vajtimit, përbëhet nga blloqe të mëdha gurësh me peshë deri në 100 tonë secili, të ndërtuara pa ndonjë element lidhës midis tyre. Hapësira përballë Murit, ku jo shumë kohë më parë qëndronin shtëpitë, funksionon si një sinagogë në ambient të hapur.

Midis luftës së parë Izraelito-Arabe në vitin 1948 dhe Luftës së Gjashtë Ditore në vitin 1967, zona ishte nën pushtimin jordanez, dhe populli hebre nuk kishte qasje tek Muri. Ndërkohë gjatë Luftës Gjashtë Ditore” në vitin 1967, Izraeli e mori qytetin e vjetër nga Jordania, duke i shkatërruar vendbanimet arabe.

Izraelitët krijuan një hapësirë ​​përballë Murit Perëndimor, ku populli hebre mund të lutej pa u shqetësuar. Burrat hebrenj me kapele të zeza, pallto të gjata të zeza, apo duke mbajtur vetëm një kippah (kapelja tipike hebre që mbulon majën e kokës), dhe gratë luten në një mur të lashtë, me një ekran që i ndan nga njëri-tjetri.

Disa burra hebrenj murmuritin lutjet dhe përkulen në mënyrë ritmike. Është një shenjë se ata zhyten në lutje me gjithë trupin, zemrën dhe mendjen e tyre, duke rritur afërsinë e tyre me Zotin, siç kërkohet nga Tora.

Nëpër raftet që ndodhen aty pranë ka shumë kopje të Torës dhe shkrimeve të shenjta Talmudike, dhe çdokush të mund të zgjedhë njërën prej tyre. Sipas konceptit hebre, lutjet e kryera në Murin e Lotëve janë shumë më efektive.

Njerëzit futin në të çarat e Murit të Lotëve letra të vogla, të cilat përmbajnë lutje të shkruara drejtuar Zotit. Sidomos të premteve në mbrëmje dhe të shtunën, gjatë kohës së shenjtë të Shabatit, atje shkojnë që të luten shumë familje.

Muri i Lotëve, është gjithashtu vendi ku hebrenjtë festojnë ceremoninë rituale të fëmijëve hebrenj (bar mitzvah), që shënon hyrjen e tyre në jetën e të rriturve. Djemtë 13 vjeçarë i afrohen Murit me të afërmit e tyre të shoqëruar me muzikë dhe daulle.

Djali reciton disa pjesë të Librit të Shenjtë, Tevratit, dhe në këtë mënyrë hyn simbolikisht në moshën madhore. Populli hebre u bashkua fillimisht nën Mbretin David, i cili pushtoi Jerusalemin dhe e bëri kryeqytetin e tij. Ai ndoshta ishte i vetëdijshëm për historinë, sipas së cilës Zoti e kishte caktuar këtë vend ku Abrahami do të sakrifikonte Isakun.

Ndaj ai donte ta lidhte mbretërinë e tij me vendin e shenjtë. Mbreti David filloi ndërtimin e tempullit, të cilin e përfundoi djali i tij Solomon rreth vitit 1000 Para Krishtit. Ai u bë Tempulli i Parë. Ligjet e Moisiut, të quajtura Tora, u ruajtën në pjesën e brendshme të kishës. Mbretëria e Izraelit arriti kulmin e saj nën sundimin e Mbretit Solomon. Tempulli i Parë qëndroi për 400 vjet deri në vitin 586 Para Krishtit, kur babilonasit e nënshtruan Jerusalemin, e shkatërruan tempullin, dhe i dërguan hebrenjtë ri robër në kryeqytetin e tyre Babiloni.

Pasi u rikthyen në shtëpi nga robëria babilonase që zgjati 70 vjet, hebrenjtë rindërtuan tempullin në të njëjtin vend.

Ai u bë Tempulli i Dytë. Herodi, mbreti i Judesë, i emëruar si i tillë nga romakët, filloi ndërtimin e shumë veprave publike. Ai e rimodeloi dhe zgjeroi Tempullin e Dytë rreth vitit 19 Para Krishtit për të fituar simpatinë e hebrenjve. Ai e rrethoi malin Moriah (Mali i sotëm i Tempullit) me mure mbajtëse drejtkëndëshe, ndaj tempulli mund të strehonte deri në 200.000 njerëz.

Perandoria Romake e shkatërroi atë në vitin 70 Pas Krishtit. Thesaret e tempullit ishin aq të vlefshme, sa që besohet se perandori Titus i përdori ato për të ndërtuar gjithë Koloseun në Romë. E vetmja pjesë që mbeti e paprekur nga Tempulli i Dytë, është Muri i Lotëve i ndërtuar nga Herodi.

Në dallim nga besimi popullor, Muri nuk i përkiste vetë kishës. Ai kufizohej vetëm me Malin e Tempullit nga ana perëndimore. Sot, në Malin e Tempullit ka dy xhami, Kupola e Shkëmbit dhe Xhamia Al-Aksa, ku hebrenjtë nuk mund të falen, megjithëse mund të hyjnë në të.

Muri i Lotëve është kështu vendi më i afërt për ta me dy tempujt e tyre të mëparshëm, ndaj tani ata vajtojnë për shkatërrimin e tyre. Hebrenjtë më fetarë në Izrael, dhe ata që jetojnë në diasporë, luten çdo ditë për rindërtimin e Tempullit.

Ata besojnë se do të ketë një Tempull Të tretë në të ardhmen, por se kur do të ndodhë kjo nuk dihet me saktësi. Ndoshta kur Antikrishti të zbulojë veten gjatë Mundimit të Madh të parashikuar nga Bibla. Dhe Tempulli i Tretë do të shkatërrohet nga një tërmet në ardhjen e dytë në Tokë të Jezu Krishtit. Disa komunitete fetare hebreje, po mbledhin tashmë donacione, dhe disa hebrenj ultra-ortodoksë, janë gati të fillojnë ndërtimin e Tempullit të Tretë.

bota.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar4 ditë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix4 ditë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix4 ditë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix4 ditë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix4 ditë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix4 ditë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix4 ditë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix4 ditë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix4 ditë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix4 ditë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook