Lidhu me ne

Mix

Ja cilat janë disa mënyra për të ulur rrezikun e kancerit në zorrën e trashë sipas dietologëve

Ekspertët e shëndetit kanë alarmuar se kohët e fundit numri i pacientëve që diagnostifikohen me simptomat e kancerit kolorektal ose siç njihet ndryshe kancerit në zorrën e trashë është shtuar.

 Ata apelojnë se numri i pacientëve me këtë sëmundje nga mosha 20 vjeç në atë 30 vjeç është vërtet alarmuese.

Dietologia për pacientët me kancer, Nichole Andrews tregon mënyrat për të ulur rrezikun nga kjo sëmundje.

“Si një dietologe për kancerin, unë dua që t’iu edukoj për gjëra të cilat rrisin rrezikun e kancerit në zorrën e  trashë dhe më pas gjërat që mund të bëni për të ulur ose për të mbajtur në kontroll këtë rrezik,” shprehet ajo.

Disa këshilla që duhen ndjekur janë:

Hiqni dorë nga alkooli

“Gjëja e parë që duhet të bëni është që të hiqni dorë sa më shpejt të jetë e mundur nga alkooli. Pasi pijet alkoolike rrisin rrezikun e kancerit në zorrën e trashë.”

Alkooli konsiderohet i dëmshëm pasi në vend që të trupi ta tresë atë, ai e zbërthen në një kimikat të quajtur acetaldehid. Një kimikat ky i cili demonton ADN-në dhe parandalon trupin që të rigjenerohet.

Mos konsumoni mish të përpunuar

Sipas dietologes se konsumimi i mishit të përpunuar është rrezik për kancerin kolorektal, veçanërisht konsumimi i mishit të kuq, si mishi i derrit, viçit ose qengjit. Ajo këshilloi gjithashtu që të mos konsumohen specat djegës apo mishrat e tjerë të përdorur në sanduiçe, pica apo ushqime të tjera.

Hiqni dorë nga pirja e duhanit

“Nëse po pini duhan, patjetër që jeni duke rritur rrezikun e shumë llojeve të ndryshme të kancerit. Ju rrisni rrezikun e kancerit më keq nëse kombinoni duhanin me alkoolin,” tha dietologia.

Mbani një dietë të pasur me fibra

Konsumimi i 30 gramë fibra gramë në ditë ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit në zorrën e trashë. Dietologia Nichole Andrews rekomandon që të konsumohen më shumë produktet që vijën nga prodhimet bimore si frutat, perimet, drithërat, fasulet, bishtajoret, arrat dhe farat.

Shëtitjet e gjata

Për ta shmangur rrezikun në zorrën e trashë dietologia sugjeron që të jeni aktivë gjatë gjithë ditës. Shmangni qëndrimet e gjatë në një vend dhe të vend të kësaj mendoni të bëni shëtitje të gjata, të luani me fëmijët në park apo edhe të bëni aktivitete të ndryshme që iu mbajnë të angazhuar.

Bëni kontrolle të vazhdueshme

Sipas Nichole Andrews kontrollet për kancerin nisin kryesisht nga mosha 45 vjeç, por përjashtohen rastet kur simptomat shfaqen më herët ose sëmundja ka një “histori familjare”.

“Të gjithë duhet të kontrollohen dhe të këshillohen me një mjek specialist. Kjo është mënyra më e mirë për të evidentuar sëmundjen dhe më pas ta kontrolloni atë,” sugjeron dietologia për pacientët me kancer.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook