Lidhu me ne

Mix

Ekspertët: Mamografia të fillojë në moshën 40 vjeçare

-Botuar në “Zëri i Amerikës”-

Ekspertët në Shtetet e Bashkuara rekomandojnë që gratë të kontrollohen një herë në dy vjet për kancerin e gjirit, duke filluar nga mosha 40 vjeçare. Rekomandimi u bë nga Grupi i Punës për Shërbimet Parandaluese, një grup ekspertësh të pavarur të fushës së mjekësisë nga mbarë Shtetet e Bashkuara që bën rekomandime për shërbimet klinike parandaluese. Ky grup pune me ndikim në mjekësi thotë se ekzaminimi i hershëm synon të trajtojë dy probleme në rritje, shtimin e rasteve të kancerit të gjirit tek gratë nën moshën 40 vjeçare dhe shkallën e lartë të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit tek gratë me ngjyrë.

Një ekip ekspertësh amerikanë të fushës së mjekësisë rekomandon se kontrolli i grave për kancer gjiri duhet të fillojë në moshën 40 vjeçare, duke u bërë rregullisht një herë në dy vjet.

Rekomandimi i mëparshëm ishte që mamografia të bëhej një herë në dy vjet për moshat nga 50 në 74 vjeç.Ndërsa përmirësohet trajtimi, shkalla e vdekjeve nga kanceri i gjirit ka pësuar rënie. Në Shtetet e Bashkuara rreth 240,000 raste diagnostikohen çdo vit dhe rreth 43,000 gra humbin jetën nga kanceri i gjirit.

Dr. John Wong me Universitetin Tufts është nënkryetar i grupit të punës që bëri rekomandimet. Ai thotë se kontrolli i hershëm është nxitur nga rritja e numrit të grave nën moshën 40 vjeç që preken nga kanceri i gjirit. Që nga viti 2015, numri i rasteve është rritur me 2% në vit. Mamogramet do të ndihmojnë në trajtimin e një tjetër çështje të rëndësishme. Shkalla e vdekjes nga kanceri është 40% më e lartë tek gratë me ngjyrë, të cilat preken nga forma më agresive të sëmundjes në moshë më të re.

“Gratë me ngjyrë preken më shpesh nga forma më agresive e kancerit në moshë më të re. Në bazë të modeleve shkencore specifike për to, rekomandojmë fillimin e mamografisë në moshën 40 vjeçare. Ky është hapi i parë i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm për të ulur rastet”, thotë zoti Wong.

Ai thekson rëndësinë e trajtimit të duhur dhe sa më shpejt të jetë e mundur për gratë me ngjyrë që diagnostikohen me kancer.

“Ekzistojnë studime të përshtatshme që sugjerojnë trajtime efikase për të ulur shkallën e vdekshmërisë. Presim dhe kërkime shtesë për të hedhur dritë lidhur me shkallën e lartë të vdekshmërisë dhe se si mund të trajtohet”, thotë zoti Wong.

Këshillat e reja nuk vlejnë për gratë që kanë patur kancer gjiri ose ato me rrezikshmëri të lartë për arsye gjenetike. Në këtë listë përfshihen edhe gratë që kanë patur terapi të theksuar rrezatimi në gjoks në moshë të re. Mamografia nuk funksionon aq mirë për gratë me inde të dendura të gjoksit, por megjithatë zoti Wong rekomandon kontrollin.

“Gratë me inde të dendura në gjoks kanë një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe mamografia nuk funksionon aq mirë tek ky grup. Ndaj nevojiten kërkime shtesë për të kuptuar nëse duhen metoda të tjera ekzaminimi për të ndihmuar në uljen e rrezikut të lartë nga kanceri i gjirit dhe zbulimin e kancerit të gjirit në një fazë më të hershme, që mund të trajtohet”, thotë zoti Wong.

Ekspertët thonë se ekzistojnë pikëpyetje mbi përfitimet që mund të sjellë mamografia për gratë mbi 75 vjeç. Në raste të rralla studimet përfshijnë kategorinë e grave mbi moshën 75 vjeç. Ekipi i ekspertëve po bën thirrje për më shumë hulumtime.

/VOA/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, kreu i SPAK: Nuk u gjet asnjë provë

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një takim me gazetarët ku foli për disa nga çështjet me të nxehta të drejtësisë. Sa...

Mix6 orë më herët

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi...

Mix6 orë më herët

Ja çfarë thotë studimi për njerëzit që flenë shumë

Studimin e publikuar në “British Medical Journal” e udhëhoqi John Axelsson nga instituti “Karolinska” në Stokholm. Studiuesit kanë analizuar gjumin...

Mix6 orë më herët

A duhet të bëni seks gjatë shtatzënisë! Sqaron mjekja gjinekologe!

Gjinekologe Mimoza Keta e ftuar në emisionin Dritarja e Doktorit në Dritare TV foli për të gjitha mitet që ekzistojnë...

Mix6 orë më herët

3 seriale të Netflix që mund t’i shihni këtë fundjavë

Edhe pse ka shumë gjëra që i duam tek Netflix, një nga aspektet më të këqija të platformës është mënyra...

Letersi7 orë më herët

“Kur dikush të bën të vuash, kthehu te vetja dhe kujdesu për veten tënde”

Nga: Thich Nhat Hanh Kur acarohesh, kthehu tek vetja dhe kujdesu për inatin tënd. Dhe kur dikush të bën të vuash, kthehu...

Letersi7 orë më herët

Ndihem apo ndjehem? Ndiej apo ndjej? Si duhet të shkruhen…

Nga Mehmet Elezi Ndiej apo ndjej? Si ndihesh apo si ndjehesh?Të dyja janë fjalë shqipe. Bëhen joshqipe kur i hyjnë...

Gatime7 orë më herët

Sallatë me rukola, shegë dhe djathë dhie

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 15 minuta Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 250 kcal për porcion Rukola e freskët (150...

Gatime7 orë më herët

Receta e sallatës tradicionale ruse

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 45 minuta Sugjerohet për: 6-8 persona Kalori: 300 kcal për porcion Patate (4 të mesme,...

Gatime7 orë më herët

Supa më e mirë për bronkitin

Nëse keni bronkit ose një infeksion tjetër të rrugëve të frymëmarrjes, si ftohja ose gripi, ajo çfarë konsumoni mund t’ju...

Facebook