Lidhu me ne

Mix

“Ndarja prindërore”: Ç’është dhe si ndikon te fëmijët

"Ndarja prindërore”: Ç’është dhe si

“Ndarja prindërore” (“Parental alienation”) është një formë e manipulimit emocional, ku një prind ndikon fëmijën që të refuzojë ose distancohet nga prindi tjetër, shpesh gjatë një ndarjeje ose divorci. Kjo ndodh kur një prind përpiqet të dëmtojë marrëdhënien e fëmijës me prindin tjetër, duke përdorur akuza të rreme ose komente negative.

Pse ndodh “ndarja prindërore”?

“Ndarja prindërore” zakonisht ndodh gjatë ndarjes ose divorcit, kur një prind kërkon avantazh në kujdestarinë e fëmijës ose dëshiron të ndëshkojë prindin tjetër për çështje të pazgjidhura. Sipas ekspertëve, kjo sjellje mund të lidhet me çrregullime emocionale si “çrregullimi narcist i personalitetit” ose nevoja për hakmarrje.

Si ndikon “ndarja prindërore” te fëmija?

“Ndarja prindërore” mund të shkaktojë pasoja serioze te fëmijët, duke përfshirë:

Fraza të rriturish: Fëmija përsërit fraza që nuk janë të përshtatshme për moshën e tij, si: “Ti nuk kujdesesh për askënd përveç vetes.”

Ankth dhe pasiguri: Fëmija ndjen paqartësi dhe shqetësim për shkak të konfliktit mes prindërve.

Distancim emocional: Fëmija mund të refuzojë të ketë marrëdhënie me prindin tjetër dhe mund të duket i frikësuar ose indiferent ndaj tij.

Si duhet të menaxhohet “ndarja prindërore”?

Për menaxhuar me sukses “ndarjen prindërore” është e rëndësishme që pavarësisht raporteve mes tyre, prindërit të mbajnë një komunikim të hapur dhe të sinqertë me fëmijën, duke krijuar një mjedis ku ai ndihet i mbështetur dhe i sigurt.

Nga ana tjetër, të gjithë anëtarët e familjes duhet të përpiqen të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të shmangin përshkallëzimin e konfliktit, duke i dhënë fëmijës mundësinë për të shprehur ndjenjat dhe shqetësimet e tij, pa ndjerë presion. Kjo ndihmon në shërimin e plagëve emocionale dhe në rivendosjen e ekuilibrit brenda familjes.

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar4 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix4 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook