Lidhu me ne

Mix

Sa herë në ditë dhe si duhet t’i lajnë duart fëmijët?

Larja e duarve është një proçes shumë i rëndsishëm, sepse parandalon transmetimin e mikrobeve. Shpesh ua bëjmë këtë pyetje fëmijëve “A i ke larë duart?”, sidomos përpara se të hanë.

Duart në kontakt me gjithçka

Gjithë lidhja jonë me botën e jashtme bëhet kryesisht përmes duarve. Kur i drejtojmë dorën dikujt, kur e përqafojmë, kur jemi në transport publik apo kur prekim objekte, ne jemi në kontakt me mikrobe.

Kjo është më e theksuar tek fëmijët, të cilët rrinë në ambientet e kopshit apo çerdhes me shumë fëmijë të tjerë. Ata shkëmbejnë lodra pas përdorimit të tyre, ndonjëherë edhe pasi i kanë futur në gojë. Kjo është arsyeja pse infeksionet dhe viruset kanë tendencën të përhapen shumë shpejt. Fëmijët gjithashtu luajnë edhe me kafshët, prandaj është thelbësore të mësojnë të lajnë duart që kur janë të vegjël, në mënyrë që të mbrojnë veten e tyre dhe të tjerët.

Kontakti me ushqimin

Përveç këtyre, fëmijët kanë kontakt gjithashtu me ushqimin, ku higjena duhet ntë jetë në kushte maksimale.

Rastet më të përshtatshme për larjen e duarve:

  • Para dhe pasi kanë ngrënë;
  • Pasi kanë shkuar në tualet;
  • Pasi kanë ngjyrosur në libra e fletore;
  • Pasi kanë prekur kafshët;
  • Pas qëndrimit në vende publike.

Shpesh dëgjojmë që fëmijët thonë se i kanë larë duart, por jo gjithmonë duhet të ndihemi të sigurtë për këtë gjë, pasi ata më shumë mund të jenë argëtuar me ujin, sesa t’i kenë larë me të vërtetë.

Cila është mënyra më e mirë për të larë duart?

  • Duart duhen larë me ujë të ngrohtë;
  • Duhet përdorur sapun;
  • Duhen larë pëllëmbat, pjesa e sipërme dhe hapësirat mes gishtave;
  • Duhen shpëlarë mirë, që të hiqet i gjithë sapuni.

Mund të ndodhë që fëmijët të bezdisen nga kjo rutinë, por flisni me ta dhe u shpjegoni rëndësinë e saj. Gjithashtu mund t’i recitoni ose këndoni teksa ai lan duart, që ky proçes të jetë sa më argëtues për ta.

MË TEPËR

Radar4 ditë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix4 ditë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix4 ditë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix4 ditë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix4 ditë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix4 ditë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix4 ditë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix4 ditë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix4 ditë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix4 ditë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook