Lidhu me ne

Mix

Tom Holland zbulon detaje për filmin “Spider-Man 4”

Tom Holland zbulon detaje për filmin e ardhshëm “Spider-Man

Tom Holland e ka konfirmuar! “Spider-Man 4” fillon xhirimet vitin e ardhshëm! Gjatë intervistës së tij më 22 tetor në “The Tonight Show”, Holland u shpreh:

“Po ndodh! Verën e ardhshme fillojmë xhirimet, e kemi gjithçka gati”.

Më tej shtoi me entuziazëm: “Është shumë emocionuese. Mezi po pres.”

Filmi i ardhshëm i Spider-Man është një vazhdim i filmit “Spider-Man, No Way Home” i vitit 2021, ku Holland iu bashkuan në aktrim dhe Tobey Maguire me Andrew Garfield, dy protagonistët e mëparshëm të sagës, duke nderuar kështu historinë prej 2 dekadash të filmave të “Spider-Man”.

Që atëherë, përditësimet mbi filmin e katërt kanë qenë të pakta, megjithatë Holland dhe ekzekutivët e studios kanë shprehur gjithmonë se një vazhdim do të realizohej.
Ndërkohë, Marvel Studios dhe Sony Pictures ende nuk e kanë njoftuar zyrtarisht një “Spider-Man 4” dhe nuk është e qartë nëse Zendaya do të rikthehet në rolin e saj si Michelle “M.J.” Jones për filmin e ardhshëm.

Megjithatë, Holland së fundmi tha gjatë një shfaqjeje në një podcast më 17 tetor se ai dhe Zendaya, që është dhe partnerja e tij në jetën e vërtetë, kanë lexuar së bashku një propozim skenari për rolin e tij të ardhshëm si Peter Parker.

“Ka disa gjëra që duhet të sqarojmë para se ta fillojmë atë [filmin] me të vërtetë, por është emocionuese,” tha ai. “Dhe jam vërtet shumë entuziast për të ardhmen.”

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook