Lidhu me ne

Radar

120 konteinerët/ Kumbaro: S’janë mbetje toksike, janë mbetje të dyshuara të rrezikshme


Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, tha në Komisionin e Mjedisit se mbetjet në 120 kontejnerët e kthyer nga Tajlanda nuk kanë mbetje toksike po mbetje të dyshuara të rrezikshme.

Ajo tha se çështja ishte nën hetimin e prokurorisë.

“Nuk ka folur njeri për mbetje toksike, dhe nuk është në asnjë nga letrat apo dokumentacionin që ka qarkulluar. Çështja në fjalë po hetohet nga Prokuroria kemi vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin. Është identifikuar vendi ku do të vendosen kontejnerët ku do të vendosen mbetjet e dyshuara të rrezikshme, të deklaruara nga subjektet si mall, nënprodukte metali. Prokuroria do hetojë, Ministria e Brendshme ka caktuar vendin ku depozitohen, po mbikëqyren dhe do të presim, hetimet.” – tha Kumbaro.

Deklaratës së Kumbaros i është përgjigjur deputeti i PD-së Luan Baçi i cili tha se e kuptonte hallin ku ndodhej ministrja dhe se duhet të përgjigjej për atë që ka ndodhur.

“Po e thua me një fjalë tjetër, jo toksike por të dyshuara të rrezikshme, këtu mbyllet logjika.” – tha Baçi.

“E kuptoj hallin e opozitës, që nuk dini me ca të bëni politikë se ju ka mbetur në maj ballkonit. Referojuni ligjit për mbetjet e rrezikshme. Është mjerane të kapim njëri-tjetrin. Është e pavërtet që unë i jam shmangur mediave, nëse e keni të vërtetën shkoni në prokurori. Unë i referohem ligjit dhe flas me përgjegjësi.” – shtoi Kumbaro.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook