Lidhu me ne

Radar

Kush është Marco Rubio që Donald Trump do ta emërojë sekretar shteti

Kush është Marco Rubio që Donald Trump do ta

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, pritet ta emërojë senatorin Marco Rubio si Sekretar të Shtetit, kanë bërë të ditur burimet për “New York Times”.

Në listën për sekretar ishte përmendur edhe Richard Grenell, ish-emisar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Rubio ishte zgjedhur në Senat më 2010 dhe njihet për zë të ashpër ndaj Kinës, Iranit, Venezuelës dhe Kubës. Fillimisht hasi në përplasje me republikanët që janë më skeptikë për ndërhyrjet jashtë vendit, por Rubio i ka bërë jehonë thirrjes së Trump se luftës së Rusisë në Ukrainë duhet t’i jepet fund.

Kush është Marco Rubio që Donald Trump do ta

Edhe pse dikur e ka kritikuar Rusinë ashpër në të kaluarën, Rubio ka mundësi të pajtohet me planet e Trump që t’i bëhet presion Ukrainës për një zgjidhje me Rusinë dhe të ngelet jashtë NATO-s.

Rubio ka qenë një nga senatorët më të zëshëm në thirrjet që SHBA-ja duhet të jetë më e ashpër ndaj Kinës. Ai konsiderohet edhe përkrahës i madh i luftës së Izraelit në Gazë duke e cilësuar Hamasin “100 për qind fajtor”.

Rubio ishte zgjedhur për herë të parë në Senat më 2010. Më 2016 ai ishte kundër Trumpit në garën e republikanëve për president. Atë kohë Trump i kishte vënë emri “Marco i vogël”.

Por pas fitores, Rubio shërbeu si këshilltar i brendshëm për politikë të jashtme i Trump.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook