Lidhu me ne

Radar

10 gjërat për të cilat i detyrohemi Revolucionit Francez

10 Things We Owe to the French Revolution of 1789

Nga Khalid Elhassan

Revolucioni Francez i vitit 1789, kishte një ndikim më të madh politik, intelektual dhe kulturor, në krahasim me çdo revolucion tjetër në histori. Ai shënoi një ndryshim global nga monarkitë absolutiste që e kishin qeverisur shumicën e njerëzimit për gati të gjithë historinë e regjistruar, tek demokracitë, republikat dhe shtetet moderne.

Liberalizmi, laicizmi, nacionalizmi, radikalizmi, socializmi, feminizmi:të gjitha rrjedhin nga Revolucioni Francez. Po kështu edhe socialdemokracia, komunizmi dhe fashizmi. Ja cilat janë 10 gjërat, për të cilat i detyrohemi këtij revolucioni.   

  1. Fundi i feudalizmit, dhe i të drejtës hyjnore të mbretërve

Një nga hapat e parë të Revolucionit Francez, ishte të shfuqizonte monarkinë absolutiste, dhe ta zëvendësonte atë me një kushtetutë, që i përgjigjej nevojave të gjithë kombit. Të gjitha privilegjet aristokratike u hoqën. Po kështu u veprua gradualisht, edhe në pjesën tjetër të Evropës.

  1. Përhapja e të drejtave të njeriut

Në gushtin e vitit 1789, Asambleja Kombëtare Kushtetuese e Francës, miratoi Deklaratën për të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarit. Dokumenti, i përbërë nga 17 nene që përfshinin parimet e Iluminizmit, të cilat frymëzuan Revolucionin Francez, ishte një statut i rëndësishëm i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Ai mishëronte konceptin, se individi duhet të ruhet nga veprimi arbitrar i shtetit, dhe do të shërbejë si preambulë e Kushtetutës franceze të vitit 1791, dhe e kushtetutave të mëvonshme. Deklarata, revolucionarizoi marrëdhënien midis qytetarit dhe shtetit – ose të paktën të kuptuarit se çfarë duhet të jetë kjo marrëdhënie.

  1. Nacionalizmin modern

Farat e nacionalizmit francez, u mbollën që në Luftën Njëqindvjeçare, kur territori i asaj që do të bëhej Franca, ishte rrënuar nga pushtuesit anglezë. Por vetëm gjatë rrjedhës së Revolucionit Francez, do të lindte nacionalizmi siç kuptohet zakonisht në epokën moderne.

Marrëdhënia e re e qytetarit me kombin, u mishërua në një këngë të re revolucionare, Marsejeza, që do të bëhej himni kombëtar i Francës. Kënga nuk lartësonte një monark apo komandant ushtarak, por ishte një thirrje patriotike për të mobilizuar të gjithë qytetarët për të luftuar për kombin, dhe për të penguar depërtimin e pushtuesve të huaj.

  1. Terrori revolucionar

Për të ruajtur revolucionin e tyre nga lëvizjet kundërrevolucionare, krerët jakobinë, zbatuan atë që hyri në histori si “Mbretërimi i Terrorit”. Nga vera e vitit 1793, dhe deri në verën e vitit 1794, u ekzekutuan mijëra njerëz, përfshirë vetë udhëheqësit revolucionarë. Ato muaj krijuan një shembull të keq, që u ndoq më vonë nga shumë udhëheqës tiranikë.

  1. Rënia e Kishës dhe ngritja e laicizmit

Pas shekujsh korrupsioni, abuzimi dhe privilegjesh të pamerituara, Kisha Katolike e humbi pozitën e saj kur shpërtheu revolucioni në vitin 1789. Një nga hapat e para të Asamblesë, ishte ta privonte Kishën nga autoriteti i saj, për të mbledhur taksën e një të dhjetës.

Në vitin 1801, Napoleoni arriti një marrëveshje (Konkordat) me Kishën, që normalizoi dhe rregulloi marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe Francës. Konkordati mbeti në fuqi deri në vitin 1905, kur Franca përfundimisht vendosi një ndarje të plotë midis Kishës dhe shtetit.

  1. Thjeshtëzimi i modës së të veshurit

Gjatë shekullit XVIII, teksa oborri mbretëror dhe qeveria franceze u bënë gjithnjë e më shumë të korruptuar, moda e lidhur me regjimin nisi të shihej si një nga simbolet që duheshin rrëzuar.

Kur u përmbys regjimi i vjetër, rrobat e mbi ngarkuara u zëvendësuan nga një lloj anti-mode, që e vuri theksin tek thjeshtësia dhe modestia për burrat dhe gratë. Kështu nuk u hoq dorë nga përdorimi i parukeve nga burrat dhe i kapeleve shumëngjyrëshe. Ato u zëvendësuan nga veshje e thjeshta, dhe pantallonat e ngushta

  1. Sistemi metrik

Para Revolucionit Francez, njësitë e peshës dhe matjeve të tjera ndryshonin jo vetëm midis vendeve, por edhe midis rajoneve të ndryshme, madje edhe midis qyteteve. Nevoja për një sistem uniform ishte mëse e qartë për njerëzit e arsimuar, shkencëtarët dhe tregtarët në të gjithë Evropën.

Sistemi i një metrike të përbashkët u propozua për herë të parë në Asamblenë Kombëtare në vitin 1791. Një metër u përcaktua si një dhjetë milionta e distancës midis Polit të Veriut dhe Ekuatorit. Një liter, ishte vëllimi i një decimetri kub. Një kilogram, ishte pesha e një litri uji të pastër e kështu me rradhë.

  1. Kodi i Napoleonit

Kodin Civil Francez i miratuar më 1804, u bë i njohur si Kodi i Napoleonit. Roli i Kishës u zbeh ndjeshëm, krahinat u transformuan në nënndarje të një shteti të ri kombëtar. Kodi iu nënshtrua rishikimeve të ndryshme në shekuj që nga miratimi i saj, por mbetet në Francë edhe sot e kësaj dite. Sot, shumica e njerëzimit – me përjashtimin e dukshëm të vendeve anglosaksone, jetojnë nën Kodin Napoleonik ose derivatet e tij.

  1. Përhapja e republikave

Sovraniteti popullor, qeveria përfaqësuese dhe sundimi i ligjit, ishin idealet e shprehura të qeverisë revolucionare franceze. Përhapja e këtyre parimeve republikane në të gjithë Europën, u pa si një fund i dëshirueshëm në vetvete, dhe gjithashtu si një mjet parandalues ​​për të mbrojtur Revolucionin Francez në shtëpi. Prandaj, dhjetra “republika motra”, të madhësive të ndryshme, u krijuan në vitet 1790 dhe përfundimisht u konsoliduan në disa republika të mëdha rreth kufijve të Francës.

  1. “Liri, barazi, vëllazëri”, dhe shtrirja e idealizmit shekullar

“Liberte, Egalite, Fraternite”, ishte një moto e hershme e Revolucionit Francez që shprehte idealet dhe aspiratat e tij. Ky term, hyri shpesh në leksikun revolucionar popullor. Në praktikë,

Revolucionarët u rrëzuan pa arritur të vënë tërësisht në zbatim moton e tyre. Sidoqoftë, Liria, Barazia, Vëllazëria, ashtu si idealet e Revolucionit Amerikan, ishin dhe mbetën aspiratat e përhershme tërheqëse për idealistët.

Burimi: HistoryCollection

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore12 orë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar12 orë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Radar13 orë më herët

“New York Times”: Kompleksi luksoz 1.4 miliardë dollarë, që dhëndri i Donald Trump do ndërtojë në Shqipëri

Vendimi i qeverisë shqiptare për të shpallur investitor strategjik kompaninë e Jared Kushnere, dhëndrit të Donald Trump për të ndërtuar...

Mix14 orë më herët

Për aneminë/ Kura natyrale për të rritur hemoglobinën

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në...

Mix14 orë më herët

6 ushqime që shkaktojnë celulitin

Celuliti edhe pse nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, mund të krijojë probleme estetike. Duhet të dini se celuliti...

Mix14 orë më herët

“M’u duk sikur humba diçka nga vetja”, simptomat e paramenopauzës që çdo grua duhet t’i dijë

NGA: DAVINA McCALL Menopauza është më shumë se një libër, është një lëvizje. Një kryengritje. Nuk e di për ju,...

Kritike16 orë më herët

Ora e një vendi ka ngecur në psikikën e një njeriu (realizuar nga z. Agim Sulaj)

Është një karikaturë e Shqipërisë padyshim, e postuar në profilin në Facebook të piktorit Agim Sulaj. Po e sjellim vetëm për gjetjen...

Aktualitet16 orë më herët

PD zbulon 15 pikat e programit ekonomik, Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

Sali Berisha Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e...

Mix16 orë më herët

Sofia Vergara në një romancë dashurie me Lewis Hamilton?

Aktorja e “Modern Family”, Sofia Vergara u fotografua në atë që dukej të ishte një takim dreke me pilotin e...

Kryesore17 orë më herët

Flamur Noka: Ilir Metën do ta fusim në listat e sigurta për 11 majin

Para betejës elektorale me kundërshtarin politik, demokratët i pret një garë e brendshme për te përzgjedhur kandidatët për deputet. Por,...

Facebook