Lidhu me ne

Mix

Rënia e flokut, si ta zgjidhni problemin që në rrënjë!

Rënia e flokut, si ta zgjidhni problemin që në rrënjë!

Shumë njerëz përjetojnë fenomenin e rënies së shpeshtë të flokëve. Megjithëse shumë studime janë bërë ende nuk ka një specifikim të qartë se përse rënia e flokëve është sezonale.Një problem, i cili padyshim është shqetësues për të gjithë njerëzit e vuajnë e që përpiqen me mënyra të ndryshme, ndonjëherë edhe të kushtueshme, shkruan agroweb. Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi. Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e  flokëve.Ashtu siç mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara. Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.

Pavarësisht faktorëve të lartpërmendur, rënia e flokëve thjesht ndodh.Termi mjekësor për rënien e flokëve është ” alopecia.” Njerëzit që vuajnë prej saj janë përgjithësisht të shëndetshëm por ka disa raste specifike kur alopecia është e lidhur ngushtë me hipotiroidizmin. Alopecia ndahet në dy kategori: e kthyeshme ose e pakthyeshme.

Në rastin e kësaj të fundit, floku thjesht fik mekanizmin e rritjes së flokut.

Kjo mund të ndodhë si pasojë e imunitetit, qelizat e së cilës sulmojnë veten dhe nxisin rënien e flokëve ‘me tufa’ duke lënë hapësira boshe në skalpin e kokës. Shembuj të tillë gjenden kryesisht tek meshkujt që krejt papritur mbeten pa flokë, veçanërisht në majë të kokës dhe sipër ballit.Cilado qoftë arsyeja përse bien flokët, është e rëndësishme që të lini një takim me një mjek ekspert i cili do t’ju kërkojë kryerjen e analizës së gjakut.Në varësi të analizave, vetëm mjeku mund t’ju japë kurën e duhur. Pra thënë shkoqur, problemi i rënies së flokëve mund të zgjdhet ose trajtohet vetëm nëpërmjet konsultës me mjekun.

Një mënyrë për të bërë një vetë-vlerësim të situatës, është që të numëroni flokët që u bien. Sasia normale e qimeve të rëna (me rrënjën e plotë) tek floku i palarë është 50-100 në ditë. Gjatë larjes, floku ka tendencën të bjerë më shumë, ndaj vetëm ju mund të dalloni nëse rënia e flokut është shqetësuese apo diçka e përkohshme.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook