Lidhu me ne

Mix

Arsyet përse ju bien flokët – Gabimet që mund t’i ndreqni që tani

Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe bien pas dushit, gjatë tharjes dhe krehjes.

Me përafërsi njeriu humbet 50 deri në 100 flokë në ditë. Ky mund të jetë një cikël normal i gjallërimit të flokut.

Megjithatë, në shumë raste numri i flokëve të rëna është aq i madh sa natyrshëm lind shqetësimi se mos vallë do të ngeleni shpejt pa asnjë  flok mbi kokë.

Nëse rënia e flokut nuk shkaktohet nga një problem shëndetësor, atëherë problemi qëndron tek rutina e përditshme.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për gjërat e përditshme që bëni, të cilat mund të shkaktojnë rënie të flokëve.

Krehja E Flokut Të Lagur

Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato.

Ekspertët thonë se flokët e lagur janë shumë të brishtë dhe krehja duhet bërë kur floku të jetë i thatë.

Stresi

Stresi mund të shkaktojë ndryshime hormonale.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se ndryshimet hormonale lënë shumë pasoja tek floku dhe përshpejtojnë rënien e tij.

Mundohuni të menaxhoni stresin.

Kapjet E Sforcuara Të Flokut

Nëse i mbani flokët të kapur, atëherë jeni më të prirur të prekeni nga rënia e flokëve.

Kapjet e sforcuara e shkulin flokun nga rrënja dhe ju bëjnë të humbisni shumë flokë.

Përdorimi I Tepruar I Tharëses

Përdorimi i tepruar i tharëses, piastrës dhe mashës i përcëllon flokët dhe shteron vajrat natyrale të tyre.

Një gjë e tillë e bën flokun pa jetë dhe nxit rënien e tij.

Ndryshimi I Shampove

Ndryshimi i shpeshtë i shampove dhe produkteve të tjera për flokët nuk i jep kohë skalpit të kokës të përshtatet me këto produkte dhe substancat e tyre

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj kimikateve të ndryshme prish pehashin e flokut dhe shkakton rënie të flokëve.

Shkaqe Shëndetësore Të Rënies Së Flokëve

Flokët mund të bien edhe për arsye shëndetësore të ndryshme.

Shtatzania, ndërhyrjet kirurgjikale, rëniet drastike në peshë dhe stresi kronik lënë pasoja direkt tek flokët.

Rënia e flokëve mund të jetë efekt anësor i ilaçeve kundër depresionit.

Rënia e flokut mund të jetë e trashëgueshme, por edhe të shkaktohet nga problemet me tiroiden.

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit mund të shkaktojë gjithashtu rënie të flokut.

Kjo zgjidhet duke ngrënë ushqime të pasura me hekur siç janë spinaqi, barishtet, mishi i viçit dhe fasulet.

Të domosdoshëm janë edhe ushqimet e pasura me vitaminë C, të cilat përmirësojnë përthithjen e hekurit.

Ndryshimi i shpeshtë i ngjyrës së flokut nëpërmjet substancave kimike e shkatërron atë.

Për më tepër, krehja e flokut pas lyerjes me xhel ose llak e forcon qimen dhe lehtëson këputjen e saj.

Floku nuk është i rëndësishëm vetëm për paraqitjen tuaj të jashtme.

Ai është një tregues i rëndësishëm i shëndetit tuaj.

Lexoni këtu disa trajtime për forcimin e flokëve. /AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook