Lidhu me ne

Kritike

Mjaft vrapuat me ushqim në dorë pas fëmijës, po dëmtoni këtë proces të rëndësishëm te ta

Lira Gjika

Mjaft vrapuat me ushqim në dorë pas fëmijës, po dëmtoni

Ecën në rrugë dhe sheh prindër apo gjyshër që ndjekin fëmijën me ushqim apo bananane në dorë. Mjafton që fëmija të hajë, po se ku e ha dhe se si e ha, pak rëndësi ka. Shumë prindërve as që u shkon në mend se çfar roli luan ushqyerja në psikën e fëmijës. Nuk u intereson asgjë tjetër, mjafton që fëmija të hajë atë gjë, të cilën ata, të rriturit e kanë në mendje.

As që përpiqen të mësojnë se si zhvillohet psika e fëmijës, mendja e tij, si fillon t’i mësojë fëmija gjërat? Mendja e njeriut i ka fillesat tek ushqyerja, prandaj prindër e të rritur të tjerë, mos e shikoni fëmijën 0-5 vjeç si një shishe për t’u mbushur me ushqim. Mendimi e fillon rrugën pikërisht me ushqyerjen, me gjetjen dhe shijimin e tij.

Duke filluar nga thithja e gjirit më pas te përdorimi i mjeteve per t’u ushqyer. Fillimi i ushqimeve të forta si buka, copëzat e mishit dhe perimeve dhe frutave, të gjitha së bashku ngacmojnë psikën e fëmijës, memorien dhe fantazinë e tij për t’i njohur, shijuar dhe pranuar të gjitha këto gjëra të reja.

Ky proces kaq i thjeshtë është i lidhur direkt me fjalën. Nëna i emërton emrat e ushqimeve, që po konsumon dhe fëmija mëson duke shijuar. Fëmija gjithashtu mëson që goja shërben për t’u ushqyer, por edhe për të folur, prandaj kujdes prindër, gjyshër dhe edukatorë. Procesi i të ngrënës kërkon kohën e vet dhe të rriturit duhet tja japin këtë “kohë” fëmijës. Por duke e ushqyer fëmijën me forcë apo ku të munden, ata, të rriturit vetëm dëmtojnë, jo vetëm të ngrënën si proces, por edhe të mësuarin.

Procesi i të ngrënës kthehet në vuajtje dhe gati luftë ndërmjet fëmijës dhe të rriturit. E ngrëna duhet të zhvillohet në një vend të caktuar, psh karrigia/tavolinë për fëmijë, dhe në orë të caktuara. Mirë do të ishte që në orët e ushqimit, pranë fëmijës të ishte dhe i rrituri për ti mësuar etikën e të ngrënit. Fëmija mund të merret në tavolinë rreth moshës gjashtë muaj. Nëna mund ti japë pak ushqim nga pjata e saj dhe kështu fillimi i ushquimeve të reja bëhet më i thjeshtë.

Prindër, ju vetë nuk respektoni regullat e ushqyerjes, madje i prishni me indiferencën më të madhe dhe pretendoni prej fëmijëve, që të jenë ngrënës të mirë. Edhe një gjë prindër, mos u fiksoni vetëm te e ngrëna, ky fiksim pengon punën e mundimshme të fëmijës për t’u rritur, për të mësuar si t’i bëjë e realizojë edhe ai vetë gjërat.

Fëmija bën përpjekje gjigante për të mësuar, ndërsa ju me padurim dhe indiferencë as që i vini re, sepse jeni fokusuar vetë te e ngrëna dhe vetëm ankoheni se fëmija juaj nuk ha dhe nuk dalloni e vlerësoni asnjë arritje tjetër të ti. Mendoni vetëm “a hëngri” dhe kaq, ndërkohë, që fëmija ka kaq shumë nevojë për fjalën, konfirmimin dhe mbështetjen tuaj, që të mund të mësojë e të rritet edhe ai. 

MË TEPËR

Kioske14 orë më herët

Pse Shqipëria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë?

SHKRUAR NGA GJERGJ EREBARA Rama-Merkel Kryeministri Edi Rama dha argumentin e Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë për katër mandate, në...

Mix14 orë më herët

Çfarë ndodh pak sekonda para vdekjes?!

Shkencëtarët kanë kërkuar prej kohësh përgjigjen se çfarë ndodh në trurin tonë në momentet para vdekjes. Tani, një ekip neuroshkencëtarësh...

Mix15 orë më herët

5 gjëra për të cilat Ujori ka të drejtë!

Ujori është një individ që preferon të bëjë gjërat sipas mënyrës së tij dhe nuk tërhiqet lehtë. Edhe kur ndihma...

Aktualitet17 orë më herët

Paralajmërimi i fortë i Arben Malajt: Po diskutohet të kthehemi në Republikë Presidenciale

Eksperti i Ekonomisë, Arben Malaj ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se në...

Radar17 orë më herët

Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

Jozefina Topalli “Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të...

Mix17 orë më herët

Ankthi dhe depresioni shtohen gjatë dimrit, mjekia psikiatre: Mungesa e vitaminës D, shkaku kryesor

Në dimër çrregullimet mendore bëhen edhe më të shpeshta. Mjekja psikiatre, Irena Thoma tha se kjo periudhë ka shtuar numrin...

Mix17 orë më herët

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit...

Mix17 orë më herët

7 cilësi jo fizike që e bëjnë një femër tërheqëse dhe simpatike

Kur flasim për tërheqjen dhe sharmin e një femre, shpesh fokusohemi tek pamja fizike. Megjithatë, ka shumë cilësi jo-fizike që...

Mix17 orë më herët

“Nuk jam bipolar”: Kanye West zbulon se në fakt, ka autizëm!

Kanye West pretendon se ka autizëm dhe beson se eshte diagnostikuar gabimisht me çrregullim bipolar në vitin 2016. Ai tha...

Mix17 orë më herët

Shenjat e horoskopit që nuk e braktisin martesën, edhe në kushtet më të vështira!

Tre qenkan shenjat e horoskopit, te cilat i qendrojne besnike marteses edhe në kushtet më të vështira: DemiDemi është i...

Facebook