Lidhu me ne

Radar

Vrasja e Brian Thompson, CEO që u vra në New York: Kush ishte ai, hipotezat

Skeda. Vrasësi me fytyrë të mbuluar, arma me silenciator, biçikleta elektrike si mjet shpëtimi. Të gjitha misteret rreth vdekjes së CEO-s së kompanisë më të madhe amerikane të sigurimeve shëndetësore

Vrasje në Rrugën 54.

Në fillim të “orarit të pikut”: koha e trafikut maksimal drejt punës, që nis herët në Manhattan.

Me një vrasës me fytyrë të mbuluar, një armë me silenciator, një biçikletë elektrike si mjet shpëtimi.

Dhe si viktimë CEO i kompanisë më të madhe amerikane të sigurimeve shëndetësore.

Një vdekje që duket se është kryer nga një vrasës profesionist, por që mund të jetë motivuar nga hakmarrja personale.

Sido që të jetë, një ngjarje e përgjakshme që trondit New Yorkun.

Ja çfarë dihet ata për atë që ndodhi të mërkurën në mëngjes.

Kush është viktima

Brian Thompson ishte 50 vjeç.

Prej dy dekadash ai punonte për United Healthcare, një gjigant sigurimesh mjekësore, një kompani me 140 mijë punonjës, 280 miliardë dollarë xhiro, kompania e katërt më e madhe amerikane e listuar në bursë, me qendër në Minneapolis.

Pas një karriere në rritje të vazhdueshme, që nga viti 2021 Thompson ishte bërë CEO, me një pagë totale prej 10 milionë dollarësh, një milion paga, pjesa tjetër bonuse dhe përfitime të ndryshme.

Nën udhëheqjen e tij, kompania pa fitimet të rriten nga 12 miliardë dollarë në 16 miliardë dollarë në tre vjet.

I martuar, baba i dy fëmijëve, ai jetonte me familjen e tij në një periferi të Minneapolis.

Pse ishte në Manhatan

Vrasja ndodhi para hotelit në West 54th Street, ku do të fillonte një takim i investitorëve të United Healthcare: Një mundësi për aksionarët që të takonin menaxherët dhe t’i pyesnin ata për të vlerësuar situatën.

New York Hilton Midtown është një nga hotelet më të mëdha në qytet, në një zonë shumë të njohur për turistët, në qendër të Manhattan, pranë Muzeut të Artit Modern dhe Qendrës Rockefeller, ku u ngritën dritat e pemës tradicionale të Krishtlindjes.

Ndaj, që në mëngjes ka pasur një prezencë më të fortë se zakonisht policore në zonë.

Si ndodhi

Sipas pamjeve të marra nga kamerat CCTV, vrasësi kishte veshur një xhaketë të errët me kapuç, mbante një çantë shpine në shpatulla dhe kishte një maskë në fytyrë, si ato të përdorura gjatë pandemisë COVID.

Ai me sa duket e dinte nga cila derë hoteli do të hynte Thompson dhe mbërriti atje dhjetë minuta më herët për ta pritur.

Kur e pa, ishte ora 6:45 e mëngjesit, ai iu afrua nga pas dhe e qëlloi tre herë me një armë që dukej se ishte e pajisur me silenciator: fillimisht në shpatull dhe këmbë, pastaj në trup.

Arma u bllokua pas dy të shtënave të para, por më pas e treta, ajo fatale, doli.

Viktima u kthye, pa sulmuesin e tij në fytyrë dhe u rrëzua përtokë.

Në këtë moment vrasësi iu afrua ngadalë edhe më shumë Thompsonit, i drejtoi armën edhe një herë, sikur do të qëllonte sërish pasi mendonte se nuk e kishte vrarë (ai vdiq pak pas në spital), dhe më pas u largua.

Vetëm pasi kaloi rrugën filloi të vraponte.

Vrasësi hipi në një biçikletë elektrike, një nga ato me qira që gjendet në cepat e çdo qyteti, dhe shkoi në Central Park, ku e braktisi – ju duhet një kartë krediti për t’i marrë me qira, edhe kjo mund t’i japë informacion organeve të rendit.

Që nga ai moment janë humbur gjurmët.

Një tjetër imazh i CCTV-së e kapi atë disa minuta para vrasjes në një kafene të zinxhirit Starbucks, pranë hotelit.

Maska la të ekspozuar sytë dhe hundën: Mjafton, sipas policisë, të tentohet njohja e fytyrës me bazat e të dhënave digjitale.

Për kapjen e tij është nisur një kërkim i madh.

Motivi

E intervistuar nga një rrjet televiziv, gruaja e tij tha se Thompson “kishte marrë kërcënime”, por nuk ishte në gjendje të jepte detaje specifike.

Policia tha gjithashtu se ishte në dijeni të kërcënimeve.

Në një vend që varet nga një përzierje e sigurimeve publike dhe private për kujdesin shëndetësor, United Healthcare, si kompanitë e tjera në industri, ka pasur mosmarrëveshje të shpeshta me mbajtësit e policave të saj.

Në disa raste, për vonesë në rimbursimin e shpenzimeve mjekësore ose për mosrimbursim të tyre.

Në të tjera, për refuzimin e mbulimit të trajtimit, i cili mund të motivohet në mënyra të ndryshme.

Në vitin 2018 pati një incident në rezidencën e Thompson, por hetimi nuk çoi në asgjë.

Një hakmarrje.

Mbetet për t’u parë nëse vrasësi është dikush që ka vendosur të hakmerret personalisht, duke marrë një armë me silenciator që mund të fshihet në një çantë shpine dhe që nuk tërheq menjëherë vëmendjen, e denjë për një agjent sekret apo një vrasës profesionist; ose nëse është dikush që punësoi një vrasës profesionist për të kryer krimin.

Sido që të jetë, një ngjarje e re e përgjakshme që tremb New Yorkun, tetë milionë banorët e tij dhe miliona turistë që e vizitojnë.

Një vrasje në Rrugën 54, pak javë para Krishtlindjeve.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore12 orë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar12 orë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Radar12 orë më herët

“New York Times”: Kompleksi luksoz 1.4 miliardë dollarë, që dhëndri i Donald Trump do ndërtojë në Shqipëri

Vendimi i qeverisë shqiptare për të shpallur investitor strategjik kompaninë e Jared Kushnere, dhëndrit të Donald Trump për të ndërtuar...

Mix14 orë më herët

Për aneminë/ Kura natyrale për të rritur hemoglobinën

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në...

Mix14 orë më herët

6 ushqime që shkaktojnë celulitin

Celuliti edhe pse nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, mund të krijojë probleme estetike. Duhet të dini se celuliti...

Mix14 orë më herët

“M’u duk sikur humba diçka nga vetja”, simptomat e paramenopauzës që çdo grua duhet t’i dijë

NGA: DAVINA McCALL Menopauza është më shumë se një libër, është një lëvizje. Një kryengritje. Nuk e di për ju,...

Kritike16 orë më herët

Ora e një vendi ka ngecur në psikikën e një njeriu (realizuar nga z. Agim Sulaj)

Është një karikaturë e Shqipërisë padyshim, e postuar në profilin në Facebook të piktorit Agim Sulaj. Po e sjellim vetëm për gjetjen...

Aktualitet16 orë më herët

PD zbulon 15 pikat e programit ekonomik, Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

Sali Berisha Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e...

Mix16 orë më herët

Sofia Vergara në një romancë dashurie me Lewis Hamilton?

Aktorja e “Modern Family”, Sofia Vergara u fotografua në atë që dukej të ishte një takim dreke me pilotin e...

Kryesore17 orë më herët

Flamur Noka: Ilir Metën do ta fusim në listat e sigurta për 11 majin

Para betejës elektorale me kundërshtarin politik, demokratët i pret një garë e brendshme për te përzgjedhur kandidatët për deputet. Por,...

Facebook