Lidhu me ne

Radar

Pastrimi i parave nga Rusia rriti çmimet e pronave në Britaninë e Madhe

Në një shkrim të publikuar ndër të tjera në “The Telegraph”, dy ministra të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ministre e Brendshme dhe David Lammy, ministër i Jashtëm, vënë theksin te pastrimi parave dhe kërcënimi që ai ka për ekonominë e një vendi. Shkrimi është publikuar më 9 dhjetor, me rastin e ditës së Korrupsionit dhe në të vihet në dukje një realitet që kërkon përgjigje immediate. Sipas dy zyrtarëve në fjalë, ndonëse Britania e Madhe ka reputacionin e një vendi që respekton sundimin e ligjit, por megjithatë në kaliin e viteve, kriminelë, mafiozë dhe kleptokratë ia kanë dalë të pastrojnë shuma të mëdha parash në ekonominë britanike.

Më tej, dy ministrat njoftojnë se qeveria e Keir Starmer ka nisur muajin e shkuar një fushatë kundër financës së paligjshme, duke vënë në dukje se kanë bashkëpunuar me Italinë në fuqizimin e një plan veprimi europian kundër pastrimit të parave.

Kjo qeveri do t’i japë fund përdorimit të sistemit financiar të Londrës si një shtëpi pastrimi nga kriminelët dhe një pronat e Londrës si si Bitcoin nga kleptokratët. Për vite me radhë, mosvpeprimi ka çuar në rritjen e çmimeve të pronave. Ka fuqizuar bandat në rrugët e Britanisë. Ka lejuar kontrabandistët në plazhet e Francës

thuhet në shkrim.

Të dy ministrat sjellin në vëmendje operacionin “Destabilise” duke shtuar se për Agjencinë Kombëtare kundër Krimit do të shtohet buxhetimi duke premtuar se pasuritë e kleptokratëve të huaj do t’u kthehen vendeve në zhvillim.

Mesazhi ka rëndësi edhe sepse të dy ministrat deklarojnë se “ndryshimi ka nisur”. Ka rëndësi sepse nëse Britania e Madhe pranon në problem të tillë, është e pashmangshme që të themi se Shqipëria është një parajësë e parasë së zezë me bekimin politik. Dhe analogjia nuk mungon: pronat në Londër me pronat në Tiranë që kanë arritur çmime të paimagjinueshme. Dhe kullat vazhdojnë, vazhdojnë sepse edhe paraja po rrjedh.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske1 ditë më herët

Kur shembujt e suksesit i kemi nën çati, rrëfehet Elvis Karaj

“Babai më ka mësuar se jeta është e shenjtë dhe se duhet luftuar deri në fund për çdo pacient” Elvin...

Mix2 ditë më herët

Karakteristikat që e bëjnë një grua të shenjës së Ujorit super të veçantë

Më 21 janar jemi futur zyrtarisht në sezonin e Ujorit, për të qëndruar në të deri më 18 shkurt. Siç...

Mix2 ditë më herët

I dënuar me burgim të përjetshëm – Tump fal Ross Ulbricht, krijuesin e “Silk Road”, faqja më e madhe e shitjes së drogës në “Dark Web”

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se ka nënshkruar një falje të plotë dhe të pakushtëzuar për Ross Ulbricht, i...

Mix2 ditë më herët

Tensioni i lartë vjen nga veshka dhe jo zemra, mjeku: Sheqeri, ‘armiku’ kryesor

Mjeku Luçiano Bardhi, ka folur në lidhje me tensionin e lartë dhe arsyet që ndikojnë në shtimin e pacientëve me...

Radar2 ditë më herët

Dënimi i Princ Lekës, reagon PLL: Vendimi i padrejtë dhe i ndikuar politikisht, vë në dyshim procesin gjyqësor

Partia Lëvizja e Legalitetit ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës e cila dënoi me një vit burg...

Kryesore2 ditë më herët

Heqja e non grata për Berishën? Bolton: Me Trump është absolutisht e mundur

Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Kosovës në veçanti, gatishmëria e tij...

Radar2 ditë më herët

Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trump në Zyrën Ovale

Teksa kishte përpara një “mal” me dekrete për t’u firmosur, siç kishte premtuar që në orët e para të mandatit...

Temporal2 ditë më herët

Si po ndikon pakësimi i popullsisë në fshat?

Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në disa grupe...

Mix2 ditë më herët

Efektet anësore të konsumimit të tepërt të vitaminës C

Edhe pse duhet të konsumojmë vitaminë C çdo ditë, shumë mund të jetë e dëmshme. Vitamina C shpesh përmendet si...

Mix2 ditë më herët

Bob Dylan: Zëri që i dha formë një gjenerate

Nga Mr. Tambourine Man te Like a Rolling Stone, është e pamohueshme që Bob Dylan ka lënë një shenjë të...

Facebook