Lidhu me ne

Kryesore

Chris LaCivita: Kryeministri Rama kukull e Xhorxh Sorosit, Berisha do fitojë njësoj si Trump

Arkitekti kryesor i fushatës presidenciale të Donald Trump, Chris LaCivita, i cili do drejtojë fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit tha se kryeministri i Shqipërisë është një kukull e Xhorxh Sorosit dhe kjo nuk duhet lejuar më.

LaCivita shtoi se beson fort në fitoren e Sali Berishës në zgjedhjet  11 majit duke e krahasuar kryedemokratin me presidentin amerikan teksa tha se Berisha u persekutua nga qeveria e majtë njësoj si Trump nga administrata Biden.

Ai u shpreh i bindur në fitoren e opozitës në zgjedhjet e 11 majit ndërsa kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme pa ndërhyrjen e qeverisë dhe krimit të organizuar.

“Jemi këtu sepse duam të ndihmojmë të zgjidhet kryeministër një mik i vërtetë i SHBA-së si Sali berisha, një politikan që do punojë ngushtësisht me presidentin amerikan Donald Trump

Kryeministri i tanishëm i Shqipërisë është një kukull e Xhorxh Sorosit dhe shqiptarët nuk mund të kenë një kryeministër që është kukulla e Xhorxh Sorosit. Berisha është një mik prej shumë kohësh i SHBA-së.

E majta në SHBA tha se Trump nuk mund të zgjidhej po ai fitoi. Pavarësisht goditjeve të shumta nga administrata Biden, Trump triumfoi. Ne jemi në kushte të ngjashme me fushaën atje, sepse e dimë se Berisha mund të fitojë.

 Berisha ashtu si Donald Trump, dhe shumë anëtarë të tjerë të opozitës, janë persekutuar e akuzuar në mënyrë të padrejtë nga një qeverisë që nuk do t’ia dijë për demokracinë. Aleatët e tij dhe krerët e opozitës po burgosen, po lihen  në arrest shtëpie dhe po intimidohen dhe ne jemi këtu për të ndihmuar që kjo gjë të marrë fund. Çështjet për të cilët interesohen shqiptarët janë të njëjtat si për amerikanët.

Ata duan një qeveri që punon për ta, siguri personale, vende pune, ekonomi e liri dhe të kenë mundësinë të rrisin fëmijët në Shqipëri dhe ata të kenë mundësi këtu, jo në emigrim. Dhe më e rëndësishdhmja, ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, larg nga ndërhyrja e qeverisë, larg nga duart ekrimit të organizuar, zgjedhje të drejta e transparent janë kyçe për demokracinëe. Dhe me një demokraci të lulëzuar dhe miqësi të vërtetë më SHBA-në ne mund ta bëjmë Shqipërinë sërish të Madhe.”­-  tha LaCivita.

MË TEPËR

Radar49 minuta më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix1 orë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar1 orë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix1 orë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 orë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 orë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 orë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 orë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport3 orë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix3 orë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook