Lidhu me ne

Radar

Arrestimi i Erion Veliajt, Hila: Skemë e ngjashme me arrestimin e komandantëve të UÇK!

Analisti Dritan Hila ka krahasuar arrestimin e Erion Veliajt me atë të komandantëve të UÇK-së, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës, ndërsa theksoi se kreu i Bashkisë së Tiranës duhej të ndiqej i lirë.

Hila tha në emisionin “Open” në News24 se “më duket një skemë e ngjashme me atë të UÇK, Vetëvendosja kur e pa që nuk po ia dilte dot PDK-së ta merrte vota, filloi akuzat. Pati një bashkëpunim të heshtur me gjykatën speciale, iu bashkëngjitën edhe akuzat e Serbisë edhe 4 komandantët janë në burg prej 4 vjetësh. Asgjë s’ka dalë kundër tyre dhe mbahen në burg, ndërsa Albin Kurti livadhis i lirë”.

Sa u takon komenteve të kryeministrit Edi Rama për drejtësinë, Hila tha se “ka kërkuar ndaj tyre një qasje në përputhje me ligjin, sepse mendon se e ka kaluar kompetencën”.

Hila: Arrestimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë 3 muaj para zgjedhjeve dhe drejtuesit të fushatës politike në këtë qark, padyshim i ka krijuar shqetësim Ramës, por ajo që vihet re është që nuk ka përdorur një gjuhë bullizuese ndaj drejtësisë, siç ka përdorur Berisha, duke i quajtur SKAP, terroristë, etj. ka kërkuar ndaj tyre një qasje në përputhje me ligjin, sepse mendon se e ka kaluar kompetencën dhe duke kërkuar që të mos përfshihen ne fushatën politike.

A do ishte e mira të mos fliste fare? Problemi është se këtu ka dyshime të mëdhaja ndaj goditjeve që i janë bërë Erion Veliajt. Unë më tepër, nuk e shoh si goditje të drejtësisë, por goditje politike për Tiranën. Shoh se PD duke mos patur shpresë të fitojë Tiranën, SPAK ka filluar duke goditur stafin e fushatës, pastaj është kaluar në goditjen e Erion Veliajt me akuza që nuk kanë lidhje me punën e tij, dhe që fare mirë mund ta linin në ndjekje të lirë. Më duket një skemë e ngjashme me atë të UÇK, Vetëvendosja kur e pa që nuk po ia dilte dot PDK-së ta merrte vota, filloi akuzat. Pati një bashkëpunim të heshtur me gjykatën speciale, iu bashkëngjitën edhe akuzat e Serbisë edhe 4 komandantët janë në burg prej 4 vjetësh. Asgjë s’ka dalë kundër tyre dhe mbahen në burg, ndërsa Albin Kurti livadhis i lirë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook