Lidhu me ne

Mix

Në Shqipëri… edhe për studime/ I riu nga Nigeria: Pasi të mbaroj shkollën dua të jetoj këtu

Në Shqipëri… edhe për studime/ I riu nga Nigeria: Pasi

22 vjeçari Daud Ibrahim Dachia ka lënë vendlindjen e tij Nigerinë në Afrikë për të studiuar në Shqipëri. Dauti është në vitin e tretë të studimeve për Teologji në një nga universitetet  private  të vendit.

“Unë jam Dauti, studioj këtu, sepse doja të ndiqja studimet jashtë vendit tim”.

Për Shqipërinë nuk kishte dëgjuar më parë, por, zgjodhi që të ardhmen e tij t’ia besonte rekomandimeve të profesorëve të tij të gjimnazit.

“Nuk kisha dëgjuar për Shqipërinë, por ma rekomandoi shkolla jonë atje në Nigeri”.

Në Shqipëri 22 vjeçari thotë se ndihet i lumtur si në vendin e tij, ndërsa tregon se këtu më shumë i pëlqen Tirana, edhe pse ka vizituar një pjesë të mirë të qyteteve të vendit. Historia qindra vjeçare dhe tradita shqiptare, padyshim që kanë rënë në sytë e të riut.

“Më pëlqen Shqipëria shumë, por më shumë më pëlqen Tirana, sepse unë jetoj këtu. Durrës, Vlorë, Berat, kam vizituar. Të gjithë njerëzit këtu kanë respekt për Skënderbeun”.

Vështirësitë ishin të shumta për Dautin, pasi përshtatja në vendin tonë pas largimit nga një familje e madhe  me 12 anëtarë ishte tepër sfiduese. Mësimi i Gjuhës Shqipe ishte e vështirë, por, edhe në këtë rast, ai ia ka dal më së miri. I riu na tregon edhe fjalët e para që mësoi shqip, si dhe shprehjet më të pëlqyera të tij.

Cilat fjalë të pëlqejnë më shumë shqip?

“Më pëlqen sigurisht, dhe me rob shpie”.

Edhe përshtatja me ushqimin nuk ishte e lehtë, por, sot pas 3 vitesh qëndrimi në Shqipëri, Dauti ka gatimet e tij të preferuara.

“Më pëlqen pilafi, byreku me patate, fasulet dhe ballkavaja e sheqeparja”…

Pas përfundimit të studimeve Bachelor, ai planifikon që të studiojë  për  gazetari për  të ndjekur  rrugën e dy prindërve të tij.

“Më pëlqen gazetaria se dy prindërit e mi janë gazetarë”…

Vitet ikin shpejt, dhe studimet përfundojnë, por, Dauti e ka vendosur të qëndroj në kryeqytetin shqiptarë, pasi tashmë është miqësuar aq shumë  me Shqipërinë dhe njerëzit.

“Do rri të punoj këtu”./abcnews.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook