Lidhu me ne

Radar

A po përgatitet Donald Trump për luftë me Iranin?

Shkruar nga Pierre Haski*A po përgatitet Trump për luftë me Iranin?Donald Trump /

“Çdo e shtënë nga rebelët Huthi, do të cilësohet nga ky moment e tutje si e gjuajtur nga armët dhe udhëheqja e Iranit. Dhe Irani do të jetë përgjegjës dhe do të vuajë pasojat, që do të jenë të tmerrshme!”.

Donald Trump e tha vazhdimisht gjatë fushatës: Ishte presidenti që nuk kishte nisur ndonjë luftë të re në mandatin e tij të parë. Ndërsa gjatë ceremonisë së inaugurimit më 20 janar, deklaroi: “Ne do ta matim suksesin tonë jo vetëm me betejat që fitojmë, por edhe me luftërat që do t’i japim fund, dhe ndoshta më e rëndësishmja, me luftërat në të cilat nuk do të hyjmë asnjëherë”.

Megjithatë, më pak se dy muaj nga fillimi i mandatit të tij të dytë, ai ka urdhëruar një operacion të rëndësishëm ushtarak: sulme të mëdha ajrore në zonat e kontrolluara nga rebelët Huthi në Jemen. Dhe përmes këtyre të fundit, ai po i dërgon një paralajmërim të qartë mbështetësit të tyre, Iranit.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, në mesin e luftërave në Gaza dhe Liban, Huthit e mbështetur nga Irani kanë hapur një “front” të ri në Detin e Kuq, duke e detyruar një pjesë të anijeve tregtare të  ndryshojnë kurs përreth Afrikës, për shkak të qasjes së kufizuar në Kanalin e Suezit.

Kërcënimi i drejtpërdrejtë i Trump për veprimet e Iranit dhe rebelëve Huthi

Shtetet e Bashkuara, Britania  Madhe dhe Izraeli, i kanë bombarduar vazhdimisht pozicionet e rebelëve Huthi, por nuk kanë arritur ta eliminojnë kërcënimin. Sulmet u ndalën disi vetëm pas armëpushimeve në Liban dhe më pas në Gaza.

Megjithatë, rebelet rifilluan sulmet e tyre kur Izraeli vendosi një bllokadë të re për ndihmën humanitare për Gazën rreth 10 ditë më parë. (Ndërkohë, Izraeli rifilloi edhe bombardimin e Gazës në orët e para të së martës, teksa Hamasi raportoi qindra të vdekur).

Dhe ky është momenti kur hyri në skenë Trump. Presidenti amerikan urdhëroi goditjen e portit Hodeida dhe shkatërrimin e një termocentrali në Sana’a, kryeqytetin e Jemenit. Burimet që i referohen rebelëve Huthi, raportojnë më shumë se 50 të vdekur.

Por krahas këtyre sulmeve ajrore, ai bëri ​një paralajmërim të fortë në platformën e tij të mediave sociale: “Çdo e shtënë nga rebelët Huthi, do të cilësohet nga ky moment e tutje si e gjuajtur nga armët dhe udhëheqja e Iranit. Dhe Irani do të jetë përgjegjës dhe do të vuajë pasojat, që do të jenë të tmerrshme!”.

Mesazhi i tij erdhi në kundërpërgjigje ndaj një rakete të rebelëve Huthi, të lëshuar në drejtim të aeroplanmbajtëses amerikane “Harry Truman”. Përtej retorikës së zakonshme të Trump, në këto kërcënime ka një përshkallëzim të vërtetë. Deri tani, çdo “front” ishte trajtuar veçmas.

Por tani, Trump po e mban drejtpërdrejt përgjegjës Teheranin për veprimet e përfaqësuesve të tij, anëtarë të së ashtuquajturit “Boshti i Rezistencës”, i dobësuar ndjeshëm gjatë 18 muajve të fundit të konfliktit.

Negociatat bërthamore dhe rreziku i luftës

A është Donald Trump gati që të sulmojë direkt Iranin? Në komunikimet e tij, ka gjithmonë mesazhe të fshehura. Edhe pse i urdhëroi këto bombardime, presidenti amerikan i dërgoi vetëm 10 ditë më parë një letër udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke propozuar zhvillimin e negociatave të reja për programin bërthamor iranian.

Për ta shtyrë Iranin drejt një kompromisi, Trump po përdor një strategji të dyfishtë: nga njëra anë, duke ofruar negociata dhe nga ana tjetër, duke ushtruar “presion maksimal”, përfshirë opsionin ushtarak, të cilin sulmet ndaj rebelëve Huthi, synojnë që ta bëjnë më të besueshëm.

Uashingtoni beson se Irani është shumë afër arritjes së pragut bërthamor, pikë në të cilën mund të zhvillojë një bombë atomike. Trump është i vendosur të parandalojë që Irani të bëhet një fuqi bërthamore gjatë mandatit të tij, duke e parë atë si një dështim personal nëse ndodh kjo.

Megjithatë, një luftë me Iranin do të kishte pasoja të paparashikueshme, të cilat vende të caktuara me lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, do të duan t’i shmangin. Por njëherazi, është një rrezik që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është i gatshëm ta ndërmarrë. Nëpërmjet Jemenit, Donald Trump përballet me një vendim shumë më domethënës: “komandanti përgjithshëm” mburret për përfundimin e luftërave, por mund të ketë filluar tashmë një të tillë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook