Lidhu me ne

Kritike

“Shtëpitë bosh, familjet jashtë” – Taulanda Jupi: Ndërtohen kulla për pastrimin e parasë – por jo strehë për familjet e reja

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Taulanda Jupi, ka ngritur alarmin mbi krizën e strehimit në Shqipëri, duke komentuar të dhënat e sapopublikuara të Censusit 2023, sipas të cilave 132 mijë familje shqiptare jetojnë pa një banesë në pronësi, një rritje dramatike prej 87% krahasuar me vitin 2011.

“Shqipëria është kapur nga një treshe vdekjeprurëse: korrupsion, krim dhe oligarki. Ne 12 vite, 60 mijë të reja janë pa shtëpi. Dhe ndërsa familjet pa shtëpi shtohen, 327 mijë banesa qëndrojnë bosh” – shkruan Jupi.

Sipas saj, rritja e çmimeve të banesave është nxitur nga paratë e paligjshme që pastrohen në ndërtim, përmes një sistemi të lejeve të ndërtimit të dhëna pa transparencë dhe me favorizime. “Kjo është një ekonomi që nuk punon për njerëzit, por për pakicën që sundon vendin,” thekson ajo.

Në reagimin e saj, Jupi paraqiti tri masa konkrete nga programi i saj për ta kthyer strehimin në një të drejtë dhe jo në një luks:

Kredi pa interes për 30,000 çifte të reja, për të ndihmuar familjet të kenë një fillim të qëndrueshëm.

Njësi speciale për gjurmimin dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura, që do të veprojë brenda dhe jashtë vendit, duke ndjekur paratë e korrupsionit.

Ndërprerje e pastrimit të parave në ndërtim, dhe rikthim i tregut të banesave në shërbim të komunitetit.

“Shqipërisë nuk i mungon energjia e të rinjve, i mungon drejtësia. Dhe kjo është ajo që ne do të rikthejmë,” përfundon ajo.

Në vijim, postimi i plotë i znj. Jupi në faqen e saj në Facebook:

Një në gjashtë familje shqiptare nuk ka një shtëpi të vetën.

Në një vend ku kullat pushtojnë qiellin përditë, 132 mijë familje jetojnë pa një strehë të tyren. Jo sepse nuk punojnë. Jo sepse nuk ëndërrojnë. Por sepse Shqipëria është kapur nga një treshe vdekjeprurëse: korrupsion, krim dhe oligarki.

Në vitin 2011, vetëm 71 mijë familje ishin pa banesë në pronësi. Ne 12 vite, 60 mijë të tjera kanë rënë në të njëjtën pasiguri. Dhe ndërsa familjet pa shtëpi shtohen, 327 mijë banesa qëndrojnë bosh. Kjo është një padrejtësi që nuk vjen nga natyra, por nga politika.

Në vetëm 12 vite, kemi kaluar nga 1 në 10 familje pa shtëpi, në 1 në 6. Një rënie dramatike e sigurisë ekonomike për shumicën e shqiptarëve. Sepse e gjithë pasuria që prodhohet, po përthithet nga pakica e lidhur me pushtetin.

Çmimet e banesave janë rritur në mënyrë të pandalshme, jo nga zhvillimi i tregut, por nga presioni i parasë së pisët që po pastrohet në ndërtim, me leje të dhëna nën zë, pa transparencë, pa vizion, dhe me bekimin e qeverisë. Kjo është një ekonomi që nuk punon për njerëzit, por për pakicën që sundon vendin.

Ne nuk do të rrimë spektatorë.

Ne kemi një plan për t’i kthyer shtëpinë familjes shqiptare.

Kredi pa interes për 30,000 çifte të reja. Sepse e ardhmja e këtij vendi ndërtohet me familje të forta dhe shtëpi të qëndrueshme.

Njësi speciale për gjurmimin e pasurive të vjedhura nga korrupsioni dhe për rikuperimin e tyre kudo ku ndodhen në botë. Sepse pasuria që i është rrëmbyer popullit, do t’i kthehet popullit.

Fund pastrimit të parave në ndërtim. Do të ndërtohet aty ku ka nevojë për banesa, jo aty ku ka nevojë për të larë milionat e paligjshme.

Shqipërisë nuk i mungon energjia e të rinjve. Shqipërisë i mungon drejtësia. Dhe kjo është ajo që ne do të rikthejmë.

Sepse shtëpia është më shumë se tulla dhe beton. Shtëpia është siguri, dinjitet dhe e ardhme. Dhe asnjë familje shqiptare nuk duhet ta humbasë këtë të drejtë themelore.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook