Lidhu me ne

Sport

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Aston Villa Women's Alisha Lehmann completes transfer to Juventus - SheKicks

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e bezdisshme, pasi dëshiron të njihet si profesioniste. “Shumë njerëz na shohin në një mënyrë të veçantë, duke menduar se futbolli është një sport vetëm për burra. Na kritikojnë, por pyes veten: sa prej tyre na kanë parë realisht në fushë? Nëse do të ndaleshin më shumë, do të kuptonin se kanë përballë profesioniste të vërteta,” thekson ajo.

Lidhja me Douglas Luiz, që luan gjithashtu për Juven

26-vjeçarja, sulmuese dhe ish-lojtare e Aston Villa, iu bashkua Juventusit verën e kaluar dhe ka një kontratë deri në vitin 2027. Në Torino, ajo ndan eksperiencën me partnerin e saj, Douglas Luiz, transferimi i të cilit u shoqërua me shumë diskutime për shkak të shumës së paguar, që nuk është përkthyer në një performancë të spikatur në kampionat. Lidhja e tyre është përfolur shpesh, veçanërisht për një detaj: fakti që Lehmann shfaqet gjithmonë në fushë e grimuar dhe e kuruar në detaj, si të ishte gati për një event, ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Aston Villa star Alisha Lehmann says she's 'disappointed' with fans who  don't watch her play football | The Sun

Thashethemet për marrëdhënien e saj të mëparshme

Por Alisha nuk i kushton vëmendje thashethemeve dhe vazhdon përpara. “Jam e sinqertë, nuk më intereson çfarë thonë njerëzit për mua,” – u shpreh ajo në një intervistë për gazetën spanjolle Marca. “Më pëlqen ajo që bëj dhe nuk kam frikë të tregoj veten ashtu siç jam.”

Përveç kësaj, ajo nuk e fsheh bezdinë për mënyrën se si trajtohet jeta e saj personale në media. Pyetjet mbi lidhjen e saj të mëparshme me Ramona Bachmann, lojtare e Houston Dash dhe shoqe skuadre në Kombëtaren Zvicerane, duket se e nervozojnë. “Por jemi në vitin 2025… Secili mund të dalë dhe të jetë me kë të dojë. Është e rëndësishme të hapim mendjen dhe të ndalojmë së trajtuari këtë si një problem. Ji vetvetja dhe bëhu kush dëshiron të jesh. Dashuria është dashuri. Është kaq e thjeshtë.”

Alisha Lehmann

Një komunitet prej mbi 30 milionë ndjekësish

E gjithë kjo vëmendje mediatike ka ndihmuar në rritjen e komunitetit të saj në rrjetet sociale, ku ajo numëron mbi 30 milionë ndjekës. Konkretisht, ajo ka gati 17 milionë ndjekës në Instagram, 3.3 milionë në Threads, 11.8 milionë në TikTok, 515 mijë në Facebook, 195 mijë në X dhe 142 mijë në Snapchat. Megjithatë, ajo nuk e konsideron veten influencuese: “Jam thjesht një futbolliste, por mendoj se fama ime nisi kur u shfaqa në disa programe televizive në Angli. Nisa të përdor rrjetet sociale nga kureshtja për trendet, por nuk kam investuar shumë kohë tek to. Ndoshta thjesht njerëzve u pëlqen ajo që postoj.”

Alisha Lehmann was BRAVE vs Sweden 2023 HD

Të ardhurat nga rrjetet sociale e kalojnë pagën te Juventus

Për sa i përket fitimeve, Lehmann nuk e thotë hapur sa përfiton nga rrjetet sociale, por shifrat janë mbresëlënëse. Te Juventus, sipas disa vlerësimeve, ajo përfiton rreth 185 mijë euro në vit, një shumë më e vogël sesa ajo që fiton nga vetëm pesë postime në Instagram. Çdo postim i saj vlerësohet rreth 42,925 euro (sipas analizës së LiveFootballTickets.com). Për më tepër, ajo fiton edhe nga produktet e dyqanit të saj online, që variojnë nga kalendarët deri te artikujt e shtëpisë. Me këtë ritëm, nuk është çudi që pasuria e saj të jetë në shifra miliona euro dhe të vazhdojë të rritet.

VIDEO: Alisha Lehmann shows off outrageous keepy-uppy skills poolside as  Aston Villa star enjoys break in Brazil with boyfriend Douglas Luiz |  Goal.com Singapore

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook