Lidhu me ne

Mix

Arsyet pse ju merren mendtë dhe kur duhet të shqetësoheni!


Arsyet pse ju merren mendtë dhe kur duhet të shqetësoheni! 
Marramendjen e kemi përjetuar të gjithë, po ashtu edhe atë zhurmën e çuditshme në vesh. Kur ngrihemi me vrull nga krevati, ose kur jemi sëmurë, por e kemi provuar.

Le të themi që është një gjendje e zakonshme. Por ja që në disa raste marramendja tregon edhe gjëra të rëndësishme për shëndetin. Më poshtë ju sjellim disa simptoma të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë po ndodh me trupin tuaj.

Dehidratimi

Ndonjëherë zgjidhja për problemet më të mëdha është vetëm një gotë ujë. Dehidratimi ose mbinxehja mund të zvogëlojë vëllimin e gjakut tuaj. Kjo e bën më të vështirë qarkullimin, që do të thotë se truri juaj merr më pak oksigjen.

Ankthi

Ankthi është një gjendje shumë e zakonshme, pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo, dhe një nga simptomat mund të jetë edhe marramendja. Provoni të merrni dhe nxirrni frymë dhe uluni për pak.

Ne ju sugjerojmë të shkoni te mjeku, nëse ankthi rëndohet, nëse ndieni sikur do të pësoni një sulm paniku.

Alergjitë

Veshi i mesëm është përgjegjës për kontrollin e ekuilibrit tuaj. Kur pluhuri, poleni ose alergjenët e tjerë hyjnë në sistemin tuaj, ato mund të shkaktojnë inflamacion në veshin e mesëm, të cilit trupi juaj mund t’i përgjigjet duke rregulluar presionin tuaj të gjakut, i cili mund të shkaktojë edhe errësim të shikimit.

Nëse jeni alergjikë ndaj ushqimeve të caktuara, reduktojini, shmangni kontaktin me lulet apo kafshët që ju shkaktojnë alergji. Dhe nëse alergjitë vazhdojnë, bëni mirë të vizitoheni te një mjek.

Plakja

Njerëzit mbi 50 vjeç fillojnë të përjetojnë ndryshime në veshin e mesëm. Ky ndryshim fiziologjik normal mund të çojë në errësim të shikimit kur ngrihen në këmbë, pasi flini në pozicionin e gabuar. Provoni të ngriheni më ngadalë!

Sheqeri i ulët në gjak

Nëse i hani vaktet shpesh ose nëse vuani nga diabeti mund të mos keni mjaftueshëm sheqer në gjakun tuaj. Trupi përdor rezervat e tij dhe truri merr më pak energji, gjë që mund t’ju shkaktojë marramendje, pasi energjia e mbetur shpërndahet midis organeve. Pini lëng portokalli, hani ose rregulloni më mirë insulinën!

Sportet

Sportet që përfshijnë ushtrime kardiovaskulare e bëjnë pompën e zemrës suaj të punojë më ngadalë me kohën, gjë që është e mirë, por nganjëherë mund të çojë shkaktojë edhe marramendje. Nëse përjetoni marramendje, bëjini ushtrimet më ngadalë, sugjeron dritare.net

Efektet anësore të ilaçeve

Çdo ilaç ka një lloj efekti anësor, marramendja shpesh përmendet si një prej tyre. Ilaçet për urinimin janë ato që e shkaktojnë më shpesh marramendjen. Lexoni fletën e informacionit për ilaçin, pini mjaftueshëm ujë dhe hani mirë gjatë kurimit.

Presioni i ulët i gjakut

Shumica e rasteve të marramendjes janë për shkak të presionit të ulët të gjakut në një mënyrë ose në një tjetër. Një përkeqësim në pjesën e sistemit tonë nervor që rregullon presionin e gjakut mund të shkaktojë çrregullim të ekuilibrit, që nga ana tjetër mund të shkaktojë errësim të shikimit.

Ndodh me moshën, ju duhet t’i kushtoni vëmendje simptomave tuaja për të mos rënë përtokë.

Goditje në zemër ose tru

Errësimi i shikimit shoqërohet edhe me dhimbje në gjoks, vjellje, dhimbje krahu, që mund të jenë tregues të goditjes në tru ose zemër. Te të rriturit mund të mos jenë këto simptoma dhe thjesht marramendje. Nëse keni një aspirinë piheni, ose një hollues tjetër gjaku dhe shkoni për një vizitë te mjeku nëse e ndjeni veten më keq.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook