Lidhu me ne

Mix

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një intervistë për podcastin “This Past Weekend”, themeluesi i Facebook-ut ka treguar rutinën e tij të mëngjesit — dhe jo, nuk përfshin kafe apo scrolling në rrjete sociale.

“Zgjohem në mëngjes dhe luftoj me njerëz,” thotë Zuckerberg, duke iu referuar trajnimeve të tij të përditshme në jiu-jitsu braziliane, një disiplinë që e ka kthyer në pasionin e tij të ri.

Por ajo që bie më shumë në sy është fakti se ai nuk konsumon as kafe, as substanca të tjera stimuluese. “Nuk më pëlqen të marr kimikate në trup. Nuk jam as për kafeinë,” u shpreh ai, duke shtuar se motra e tij e ngacmon duke thënë se ai po “rawdog reality”, një shprehje që përkthen jetesën pa filtra, pa ndihmën e substancave.

Përjashtimi i vetëm? Vetëm në pushime, ndonjëherë pi një kafe për qejf, dhe kaq.

Rruga drejt suksesit të Zuckerberg duket se përfshin shumë më tepër se teknologji: një mëngjes plot me proteina, stërvitje të forta, dhe mendje të kthjellët. Në vitin 2023, ai madje ka marrë pjesë në gara të arteve marciale dhe ka përfunduar sfidën ekstreme “Murph Challenge”, duke hyrë në listën e 200 më të mirëve ndër dhjetëra mijëra konkurrentë.

Ndërkohë, në planin profesional, Zuckerberg vazhdon të shtyjë kufijtë e teknologjisë: në një konferencë të fundit me CEO-n e Microsoft, Satya Nadella, ai zbuloi se AI do të jetë përgjegjëse për deri në 50% të kodit që shkruhet në Meta deri vitin tjetër.

Pra, nëse mendonit që suksesi fillon me një filxhan kafe… Zuckerberg ka një tjetër version: një mëngjes pa filtra dhe një luftë e mirë me realitetin.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook