Lidhu me ne

Radar

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët dhe veçanërisht për demokratët, duke i nxitur të “vrasin frikën” dhe të marrin pjesë aktive në zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë mesazh emocional, Salianji premton ndryshime rrënjësore në 100 ditët e para të qeverisjes së PD, ndërsa e cilëson ditën e zgjedhjeve si “ditë çlirimi” për qytetarët e nëpërkëmbur prej 12 vitesh. Ai i bën thirrje çdo votuesi që të shfrytëzojë këto 6 ditë të mbetura për të sjellë ndryshimin historik.

Postimi i Ervin Salianjit:

6 ditë!

Çfarë mund të bëjë një njeri në 6 ditë? Ndonjëherë asgjë. Ato kalojnë pa u ndier, dhe ti e sheh se ke mbërritur thjesht në javën tjetër, të një muaji të vitit. Dikush mund të punojë si përherë e të shohë që dhe kjo javë nuk solli mrekulli në jetën e tij. Përpjekjet nuk mjaftojnë. Dikush mund të kalojë një javë duke menduar, duke bjerrur kot kohën. Një tjetër e shtyn, me shpresën se diçka do të ndodhë.


Shqiptarët ama, të gjithë ata me të drejtë vote, në këto 6 ditë mund të bëjnë më shumë se asnjëherë tjetër në jetën e tyre, duke marrë një vendim historik.

Por, sidomos demokratët duhet të jenë me kronometër në dorë. Sepse jo vetëm fati i tyre personal, por i të gjithëve varet nga ne.

Ka shumë që ende kanë nevojë të nxjerrin frikën, që ende duan një nxitje, një impuls, që akoma kanë nevojë për një kontakt për të ndarë mendjen. Këta janë vendimtarë. Vendimtare janë orët në vijim për të shkuar tek ta.

Unë e di se si është java e fundit e fushatës. Dhe ziej këtu ku jam, nga pamundësia për të qënë në terren. I penguar, i burgosur për të më rrëmbyer mandatin e përjashtuar nga zgjedhjet, nga një sistem i kalbur që po bën 12 vite plojë në vendin tonë. Unë jam në qeli si pasojë e një padrejtësie që ka goditur megjithatë shumicën e shqiptarëve. Me një përndjekje të vazhdueshme, duke ua bërë jetën gjithnjë e më të vështirë të gjithëve.

Por, sado të marrë kohë, vjen ai momenti i shpagimit. 12 vite nuk ishin një aksident, por një skenar gjakftohtë, i menduar mirë, për të instaluar një sundim që qendron mbi represionin. Dhe me këtë qeverisje duhet me u sjell, si me çdo të keqe që të vjen në derë. Duke e përzënë.

Ai autokratuci që mburret me shtatin e tij, do të shihni që në fakt ka përmasat e një kutie votimi, dhe me kthejlltësinë e kurajon e shumicës së shqiptarëve, do të dalë nga andej si një liliput që mori kaq shumë nga ky vend. Dhe që duhet të përgjigjet për gjithë mëkatet.

Po mbi të gjitha, njerëzit duhet të kenë parasysh se si me një qeverisje tjetër, të bazuar në një program konkret, do të ndryshojë për mirë jeta e secilit. Janë projekte për pagat, pensionet, për taksat, që do të marrin jetë në 100 ditët e para.

Ai moment i përmbysjes, nuk është i largët, as fantazmagorik. Eshtë kaq afër, kaq i prekshëm.

6 ditë. I them sot çdo demokrati e demokrateje që në këto orë të mbetura, ka nxitjen, ka mbështetje  dhe dëshirën time, që të mos ndalet asnjë çast.

11 maj do të jetë si ditë çlirimi. Dhe për mua, fitorja e demokratëve, e qytetarëve të nëpërkëmbur, të shkelur keq në 12 vite, do të sjellë atë ndjenjë lirie, që s’ka vendim politik, hekura e mure, qeli e errësirë që të mund ta zbehin.

Ju përqafoj dhe jam me ju në çdo minutë të kësaj jave!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook