Mix
Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për filmin e ri të Marvel, “Thunderbolts. Ajo rikthehet në rolin e Yelena Belova, personazhi që e ka interpretuar më parë në “Black Widow” dhe serialin “Hawkeye”.
Në një intervistë për revistën Who What Wear, Pugh tregoi se xhirimet përfshinin një kërcim nga Merdeka 118 në Kuala Lumpur, ndërtesa e dytë më e lartë në botë (2,227 këmbë lartësi). Edhe pse në realitet ajo kërcente vetëm rreth 2 metra dhe ishte e lidhur me një litar sigurie, përjetimi ishte aq intensiv sa truri i saj i thoshte çdo herë: “Do të vdesësh.”
Ajo e realizoi këtë skenë nëntë herë brenda dy ditëve dhe e përshkroi si një eksperiencë “të çmendur” që megjithatë e dashuroi. Florence shtoi se ka zhvilluar një “aftësi të rrezikshme” për të mos dëgjuar instinktet e saj në situata ekstreme.
Në intervistë, ajo foli edhe për presionet e industrisë së filmit mbi pamjen fizike dhe bukurinë, veçanërisht gjatë fotoseancave për promovimin e projekteve të saj. Ajo pranoi se me kalimin e kohës është bërë më e sigurt në vetvete, si në paraqitjet publike ashtu edhe në mënyrën si i përballon stilet që i imponohen.
