Mix
Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
20 minuta (+ 4 orë ftohje)
Sugjerohet për:
6 persona
Kalori:
200 g biskota100 g gjalpë i shkrirë250 g krem djathi (Philadelphia ose mascarpone)200 ml krem pana për rrahje80 g sheqer pluhur1 lugë çaji vanilje100 g luleshtrydhe të freskëta të grira imëtLuleshtrydhe të freskëtaPak çokollatë e bardhë e grirë (opsionale)
Përgatitja e bazës
- Bluani biskotat në një blender ose thërrmojini me dorë. Përziejini me gjalpin e shkrirë dhe vendosini në një formë të vogël.
- Shtypini mirë me një lugë dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 15 minuta që të forcohet.
Përgatitja e kremit
- Në një tas të madh, rrihni kremin pana me sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të trashet.
- Shtoni krem djathin dhe vazhdoni rrahjen derisa masa të bëhet homogjene dhe kremoze.
- Përziejini luleshtrydhet e grira në krem me lëvizje të buta.
Montimi
- Hedhni kremin mbi bazën e biskotave dhe niveloni sipërfaqen me një spatulë.
- Vendoseni në frigorifer për të paktën 4 orë që të marrë formë të qëndrueshme.
Dekorimi dhe shërbimi
- Përpara shërbimit, dekorojeni me luleshtrydhe të freskëta dhe çokollatë të bardhë të grirë.
