Mix
Tom Hardy flet për problemet shëndetësore

Tom Hardy ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role aksioni. Në një intervistë për Esquire, ai tha:
“Kam pasur dy operacione në gju kam edhe shiatik. Dhe ai… si quhet? Plantar fasciitis? Nga doli ajo? Dhe pse?”
Aktori 47-vjeçar shtoi se ndjeu marramendje gjatë intervistës dhe mori një Sudafed për të lehtësuar simptomat. Ai zbuloi gjithashtu se ka tendinë të tërhequr në ijë dhe se trupi i tij “po shpërbëhet dhe nuk do të bëhet më mirë”.
Hardy po eksploron mundësi trajtimi, përfshirë terapi me qeliza burimore dhe mjete homeopatike.
“Mundësisht, po. Nëse vjen puna aty dhe duket si gjëja e arsyeshme për të bërë dhe marr këshillat e duhura,” vazhdoi ai, përpara se të fliste edhe për trajtime të tjera alternative si tinkturat (ilaçe bimore).
Megjithë vështirësitë fizike, ai mbetet i përkushtuar ndaj stërvitjes përmes artit marcial jiu-jitsu, ku ka arritur nivelin e rripit të purpurt.
