Radar
Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike.
Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha.
Sipas saj, ai ka mbështetur disa deputetë, të cilat i cilëson si dështakë.
E keqja nuk i del për shkak të Kodit Zgjedhor, ku listat ishin pjesërisht të hapura. Ajo nuk mundi të sigurojë mandatin dhe akuzon kolegët për vjedhje votash.
“Pa hyrë në skandalin që ndodhi me primaret e ku nuk u mor asnjë masë, argumentoj se nuk legjitimohem të ngrihem kundra banditit Rama, kur një i ngjashmi i tij si Shkëlqim Hoxha, më vjedh votat brenda partisë. Nuk mund të flas kundër Sara Miles e Sudeve të PS, kur Sude Tabakut ja mbushën kutite me vota regjimi i Edi Ramës”.
Megjithatë, ajo nuk jep një ‘verdikt’ përfundimtar largimi.
“Minimalisht, të gjithë neve që kontribuuam për mandatet e atyre që na zgërdhinë në hu e në gaz, qe çfarë nuk na akuzuan, duhet të na kërkohet falje. Do rikthehem të kontribuoj njësoj në PD, kur Berisha te riorganizojë nga e para PD, jo bazuar në miqësira e qoka, por në kontributet dhe meritat e gjithë secilit”.