Lidhu me ne

Radar

Kush është Zohran Mamdani, myslimani që fitoi zemrat e demokratëve dhe po sjell fundin e klanit Biden-Clinton?!

Kush është Zohran Mamdani, myslimani që fitoi zemrat e

Fitorja e Mamdanit sinjalizon një revoltë breznore ndaj Clintonëve, Bidenit dhe një brezi të plakur politik…

Partia Demokratike ishte në gjunjë. Dështoi të mposhtte Donald Trump-in dhe humbi të dyja dhomat e Kongresit. Që nga nëntori, demokratët kanë qenë në kërkim të një rruge për të dalë nga errësira. Të martën, ata duket se e gjetën një të tillë.

Por në vend që të festonin fitoren e dukshme të Zohran Mamdani në zgjedhjet paraprake për kryetar bashkie në New York, gara e parë madhore brenda demokratëve që nga fitorja e Trump, shumë prej figurave të vjetra të partisë kaluan në gjendje paniku.

Mamdani, 33 vjeç, i vetëpërshkruar si socialisti demokratik dhe që do të jetë kryetari i parë mysliman i qytetit më të madh të Amerikës, përfaqëson një kërcënim unik për elitën e privilegjuar, për gerontokratët dhe konsulentët që kanë çuar mbështetjen për Demokratët në minimumin historik prej 29%.

Kush është Zohran Mamdani, myslimani që fitoi zemrat e

Fitorja e tij ndaj Andreë Cuomo, 67-vjeçar nga një dinasti politike që kërkonte të rikthehej pas një skandali për ngacmime seksuale, ishte gati si e shkruar nga një skenarist për një pikë kthese të Partisë Demokrate, e cila ka rrënuar markën e saj duke mbuluar me heshtje shqetësimet për rënien fizike dhe mendore të presidentit Biden.

Cuomo, i mbështetur nga donatorë korporativë dhe i mbështetur nga ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-kryebashkiaku Michael Bloomberg, përfaqësonte caqet e fundit të një krijese politike në grahmat e fundit. Ndërsa Mamdani, dikur reper aspirues e tashmë politikan shtetëror, i mbështetur nga kongresistja Alexandria Ocasio-Cortez, ishte një thirrje për të imagjinuar se si do të dukej Amerika pas epokës Trump.

“Çfarë po ndodh në Neë York është një mesazh i fortë për ata në establishmentin demokrat që ende mbahen pas politikave të vjetra, recitojnë slogane të testuara në grupe fokusimi dhe nuk kanë guxim të thonë të vërtetën,” shkroi Dan Pfeiffer, ish-këshilltar i Presidentit Barack Obama.

Fushata e Mamdani ndërthurte terrenin, stilin dixhital dhe përmbajtjen programore. Ai ishte një kandidat i terrenit që shëtiste gjithë qytetin, fliste me votuesit, rrezatonte optimizëm pa rënë në moralizim dhe mobilizoi mijëra vullnetarë që trokisnin derë më derë.

Kush është Zohran Mamdani, myslimani që fitoi zemrat e

Ai mësoi nga zotësia e Ocasio-Cortez në ekonominë e vëmendjes. Ndërsa demokratët e tjerë duken artificialë në rrjetet sociale, Mamdani dhe AOC janë pjesë e një brezi që ndjehet natyrshëm aty, duke dëshmuar se autenciteti nuk mund të simulohet.

I lindur në Ugandë nga një familje me prejardhje indiane, ai është një qytetar kosmopolit dhe karizmatik i Neë York-ut. Në nëntor, një javë pas fitores së Trump, ai doli me mikrofon në Bronx dhe Queens, ku intervistoi qytetarë të klasës punëtore pse votuan për Trump ose nuk votuan fare. Videoja ka marrë mbi 2.7 milionë shikime në platformën X.

Më 1 janar, me kostum e kravatë por zbathur, ai u fut në ujërat e ngrira të Coney Island, më pas eci nëpër breg duke diskutuar politika dhe postoi një lojë fjalësh: “Po ngrij… ashtu si do ngrij qiratë si kryetari i ardhshëm i qytetit të Neë York-ut. Le të zhytemi në detaje.”

Por përballë shqetësimeve të demokratëve për “mesazhin”, asgjë s’ka vlerë nëse politikat nuk lidhen me realitetin. Partia është perceptuar si parti e elitave të arsimuara, gjë që Trump, pa ironi, si milioner neëyorkez, e ka përdorur në mënyrë të shkëlqyer për të tërhequr klasën punëtore.

Mamdani ka goditur një tel të ndjeshëm në një qytet ku kriza e përballueshmërisë po thellohet. Qiraja mesatare në Manhattan ka shkuar në 5,000 dollarë. Ai propozon ngrirje qirash, transport publik falas, çerdhe universale të financuara nga taksa të reja për të pasurit.

Kush është Zohran Mamdani, myslimani që fitoi zemrat e

Trump identifikoi frustrimet dhe ofroi populizëm të rremë, dhe fitoi dy herë Shtëpinë e Bardhë. Mamdani ofron zgjidhje që në Evropë janë krejt normale, por etiketohet si ekstremist. Neë York Times e përshkroi si kandidat “me agjendë të së majtës ekstreme”, ndërsa faqja e parë e Neë York Post e quajti: “NYC SOS. Kush do ta shpëtojë qytetin pasi socialisti radikal shpartalloi Cuomo-n?”

Mamdani tregoi vlerën e guximit. Një mbështetës i flaktë i të drejtave palestineze, ai ka quajtur veprimet izraelite në Gaza “gjenocid”, ka hyrë në grevë urie përpara Shtëpisë së Bardhë për një armëpushim dhe ka mbrojtur studentin aktivist Mahmoud Khalil, i ndaluar për më shumë se tre muaj me urdhër të një gjyqtari federal.

Përpjekjet e Cuomo dhe aleatëve të tij për ta portretizuar Mamdani si antisemit ranë në ujë. Kjo është një mësim për demokratët që vitin e kaluar refuzuan të lejonin një palestinezo-amerikan të fliste në konventën e tyre kombëtare dhe panë Kamala Harris të humbiste ndaj Trump në Dearborn të Michiganit, një zonë me shumicë arabe që mund të ketë kushtuar shtetin kyç.

Pritet që establishmenti demokrat të kundërpërgjigjet, njësoj siç bëri Hillary Clinton kundër Bernie Sanders në vitin 2016. Ata kanë frikë se po humbin kontrollin e gjatë dhe se republikanët do t’i etiketojnë Mamdani, AOC dhe të tjerët si “marksistë radikalë”, njësoj siç ndodhi me Jeremy Corbyn në Britani.

Matt Bennett nga qendra centriste Third Ëay shkroi se “është e rrezikshme të besosh se një primare në NYC ofron hartën për fitore në vende konservatore” dhe kërkoi që demokratët të ndjekin mesatarët “jo sirenën e socializmit.” Ai shtoi: “Mamdani e identifikoi saktë problemin, krizën e përballueshmërisë për klasën punëtore, por ka zgjidhje të gabuara që vetëm do ta përkeqësojnë situatën.”

Ka debat nëse Neë York-u, një fortesë demokrate me karakteristika unike, mund të shërbejë si model për zona urbane, periferike apo rurale në të gjithë Amerikën. Shprehja “Si shkon Neë York-u, shkon edhe kombi” nuk është më e vlefshme.

Megjithatë, pas gjashtë muajsh pasigurie dhe vetë-analizë, demokratët kanë një përgjigje të re. Disa nuk e pëlqejnë. Por Mamdani, që pritet të fitojë zgjedhjet e përgjithshme në nëntor, përfaqëson një ndryshim gjeneracional dhe një kritikë të fortë për një parti që është bërë e ngurtë dhe hipokrite, nën hijen e Clintonëve, Biden-it dhe Cuomo-s.

Gjasa që Alexandria Ocasio-Cortez, sot 35 vjeç, të garojë për presidente në 2028 janë rritur ndjeshëm. Është një kërcim i madh në imagjinatën politike të Amerikës, që progresistët do ta shijojnë, por që makina republikane e fushatave mezi pret ta përdorë. / The Guardian”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook