Lidhu me ne

Kritike

Ditmir Bushati: Ekonomi e dobët, arsim i braktisur dhe media nën strehën e pushtetit

Ditmir Bushati: Ekonomi e dobët, arsim i braktisur dhe media nën

I ftuar në një bisedë përballë Erla Mëhillit, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar zhvillimet politike në vend, rrugën drejt Bashkimit Europian, por edhe Partinë Socialiste, e cila pas fitores me 83 mandate mban, sipas tij, një përgjegjësi të madhe.

Bushati ka renditur disa prej sfidave të vazhdueshme që përballet vendi, nga ekonomia te mungesa e investimeve në arsim, duke përmendur edhe rezultatet shqetësuese të maturës në Matematikë që, siç paralajmëron ai, do të përkthehen në mungesë ekspertësh në të ardhmen. Po ashtu, ndalet tek roli i mediave publike, që sipas tij janë të varura nga pushteti dhe jetojnë nën strehën e statusit të “investitorëve strategjikë”. Në intervistë, Bushati shpreh pikëpamjet e tij për deputetët e rinj, marrëdhënien me opozitën, si edhe pozicionin e tij personal si socialist që nuk e ka braktisur kurrë “familjen politike”, pavarësisht ndasive me Edi Ramën.

Për 83 mandatet e PS dhe marrëdhënien me opozitën

“Në një skenë totalisht të deformuar politike, nuk ka diskutim që mbetet alternativa më e mirë. Këtu po flet Ditmiri si socialist.

Ky rezultat thërret për një përgjegjësi të madhe. Në radhë të parë për një përgjegjësi të madhe nga ana e kryeministrit Rama, sepse edhe slogani i PS ishte “Me Edin” dhe për në BE.

Me opozitën është domosdoshmëri si puna e higjienës së gojës, në mëngjes dhe në darkë. Nëse nuk e bëjmë këtë gjë s`kemi respekt për veten në radhë të parë, jo të kesh me njerëzit që shpenzojmë kohën. Pra kjo duhet të jetë një gjë në ADN-në tonë. Nëse ne nesër do ulemi në tryezën e BE-së, direkt do na thonë: Po ju kur s`merreni vesh me njëri-tjetrin, do vini këtu? Sa banorë jeni ju, se s`keni as popullsinë e Indisë.”

Mediat kombëtare si investitorë strategjikë

“Ne kemi katër media kombëtare; RTSH dhe tre të tjera. Me përjashtim të RTSH-së, tre të tjerat kanë statusin e investitorit strategjik. Po të lexosh pozicionin negociues të Bashkimit Europian, i kërkon qeverisë shqiptare që të anulojë të gjitha praktikat e investitorëve strategjikë. Tani, lëre BE-në. E duam ne informimin tonë, në tre duar. Edhë këto tre duar të ushqehen nga buxheti i shtetit, nga ajo që është kontributi ynë i përbashkët. Apo duam të shkojmë drejt modelit ku media kombëtare nuk ka akses në fondet publike, nuk është pjesë e PPP-ve, nuk është pjesë e buxhetit, por jeton me reklama dhe informon publikun në mënyrë cilësore.”

Çfarë këshille do t`iu jepte deputetëve të rinj të parlamentit?

“Secili prej tyre është e rëndësishme që brenda një familjeje politike të ruajë edhe karakterin dhe autonominë e të menduarit.

Personalisht nuk do më shkonte që të komentoja emra të caktuar.

Nuk dua të bie në kurthin e atyre që merren me X-in dhe Y-in.

Atyre Edi Rama iu ka dhënë një shans, jo Partia Socialiste, se është fjalë e madhe.

Atyre ia ka dhënë Edi Rama. Ky është mandat i Edi Ramës. Atyre i ka dhënë një mundësi Edi Rama. Nëqoftëse ata do të arrijnë të bëjnë diçka për Partinë Socialiste dhe për vendin, jo vetëm për Edi Ramën, mendoj që ata do t`i bënin një shërbim më të mirë edhe vetes së tyre.”

Për marrëdhënien me Ramën dhe vijimësinë e tij në politikë

“Unë jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës, ka qenë një vendimmarrje e Edi Ramës për të mos më përfshirë në zgjedhjet e 2021, ka qenë gjithashtu vendimmarrje e tij për të më larguar nga kryesia e PS. Spaletat janë të rëndësishme, por jo aq sa karakteri i njeriut. Unë jam aty ku kam qenë gjithmonë, nuk është se kam ndërruar organizatë politike. Unë jam njeri që preferoj të shoh përpara duke reflektuar se çfarë ka ndodhur pas, por nuk i kam vlerësuar kurrë kolegët që kanë bërë kalime nga njëra parti te tjera sepse më janë dukur si lojtarët që ndërrojnë fanelat nga një klub në një tjetër. Kam menduar se kjo është familja politike që i përkas, me të mirat me të këqijat. Kam menduar se disa gjëra duhen thënë në atë familje dhe jashtë. S’i kam rënë njeriu me gurë dhe për sa kohë ë kem energji do vazhdoj të jap kontributin tim aq sa mundem”, tha Bushati.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook