Lidhu me ne

Kritike

6 milionë dollarë të pista për të pastruar Berishën

Nga Desada Metaj

6 milionë dollarë të pista për të pastruar

Le ta themi që në fillim: 6 milionë euro nuk janë para që janë mbledhur nga shqiptarët e Amerikës për të lobuar për Sali Berishën. Sikundër as Edi Rama, Ilir Meta apo Lulzim Basha nuk i kanë pasur para donacionesh ato që kanë përdorur gjatë opozitës për të dalë në foto me presidentin e SHBA. Burimi i parave të partive politike në Shqipëri është aq i njohur nga publiku dhe aq i pahetuar nga prokurorët sa dhe fakti që 6 milionë euro të paguara nga PD për lobim në SHBA janë para të bizneseve (të pastra a të pista qofshin) që kanë lulëzuar gjatë “narkoregjimit” të Edi Ramës. Nuk mund ta fshehësh faktin që eksponentë kryesorë të PD, përfshirë familjen e Sali Berishës, kanë bërë biznes fitimprurës këto vite. Por kjo do të ishte e keqja më e vogël sikur në emër të këtij biznesi që është pasuruar me miliona euro të mos ishin sulmuar dhe anatemuar të gjithë ata që nuk kanë qenë në një linjë politike me Sali Berishën.

Që Sali Berisha bëri luftë të madhe për të marrë logon dhe vulën e PD në emër të betejës pa kompromis të luftës me qeverinë e kanë besuar tri kategori: njerëzit e afërt me të, ata që kanë qenë përfituesit e skemës së përfitimit të milionave, një pjesë e opinionbërësve publikë që na kanë shurdhuar veshët me teoritë se të gjithë ata që nuk janë në front me Sali Berishën janë të shitur te Rama, dhe pjesa e tretë. Ata më të keqtrajtuarit këto 12 vjet nga çdo parti politike. Ata që kanë besuar verbërisht se Rama do të ikë dhe në krye të kësaj beteje duhet të jetë Sali Berisha dhe shpura e tij. Ata që kanë 12 vjet që shpresojnë se gjërat do të ndryshojnë dhe ndoshta do të shohin një ditë të bardhë. Janë ata që sot janë më të tulatur se asnjëherë dhe mundohen të kuptojnë: ku u gjendën 6 milionë euro që Sali Berisha t’i bëjë figurës së tij makiazhin e fundit – heqjen e “non grata”-s.

Kush e ka ndjekur këtë fushatë elektorale e ka dëgjuar mjaftueshëm kryetarin e PD tek thotë se nuk ka ambicie politike për t’u bërë kryeministër. Dhe ndoshta kjo është një nga të paktat të vërteta që thotë në këtë fushatë. Sepse Sali Berisha paska qenë i qartë në ambiciet e tij. Nuk do të jetë kryeministër, ai kërkon thjesht të qëndrojë në krye të PD. Si mënyrën më efikase për të hequr “njollën” për të dhe familjen e tij. E mesa duket nuk është shumë larg këtij qëllimi. Por ndërsa lobimi prej 6 milionë eurosh mund ta ndihmojë në qëllimin e tij, kush dreqin e di se ç’do të ndodhë me të gjithë ata që shohin shpresë në 11 maj me logon e PD? Do të ketë sërish zhgënjim? Me gjasë po.

Sado të përpiqen zhurmëmëdhenjtë e mirëpaguar të Sali Berishës, nuk e mbysin dot realitetin ulërues që po e çon Ramën drejt mandatit të katërt. Sado të bërtasin fort se e keqja qëndron tek ata që i bëjnë opozitë opozitës, nuk e fshehin dot faktin e thjeshtë se 6 milionë euro për makiazhin e Sali Berishës do të shërbejnë për diçka: së paku do të ftillojnë shumë shqiptarë të kuptojnë se opozita e opozitës në të vërtetë janë ata që i kanë tërhequr zvarrë me shpresa boshe për një betejë imagjinare me Edi Ramën. Se opozita e opozitës janë ata që bëjnë miliona që s’mund të bëhen kurrë pa bekimin dhe mbështetjen e Edi Ramës. Dhe se, në fund të ditës, 6 milionë euro të shpenzuara kaq keq do të ndihmojnë që në këtë vend të rritet numri i atyre që mendojnë me mendjen e vet dhe me arsye normale: nuk ka pse të zgjedhësh gjithmonë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ndoshta nuk të bind asnjë variant i tretë më 11 maj. Por së paku, ke të drejtë të mendosh si njeri i lirë dhe të mos zgjedhësh askënd.

Sepse nëse për kaq vite jeni përpjekur të na bindni se Edi Rama, nëpërmjet Soros-it, qenka përpjekur të njollosë Sali Berishën, i cili nga ana e vet paguan 6 milionë euro për të hequr njollën, mos ndoshta duhet të besojmë se, pa pasur miliona, është e pamundur të bësh politikë në Shqipëri?

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix2 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix2 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix2 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix2 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix2 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix2 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix2 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook