Lidhu me ne

Mix

Filmi më i mirë? Aktorja më e mirë? Bugonia po merr parashikime të menjëhershme për Oscar

Filmi më i mirë? Aktorja më e mirë? Ky film po merrFoto: “Bugonia”

Pas premierës së tij në Festivalin e Filmit në Venecia, “Bugonia” ka marrë vlerësime të shkëlqyera, me një rezultat 91% në Rotten Tomatoes dhe shanse të forta fillestare në disa kategori të ndryshme të çmimeve Oscar.

Yorgos Lanthimos: Nga “regjisori i çuditshëm grek” në Hollywood-in e madh

Në dekadën e fundit, Yorgos Lanthimos ka kaluar nga të qenit një provokues i “Valës së Çuditshme Greke” në një nga regjisorët më të dekoruar të Hollywood-it. Me “The Favourite” (10 nominime për Oscar, një fitore për Olivia Colman) dhe “Poor Things” (11 nominime, katër fitore, përfshirë Aktoren më të Mirë për Emma Stone), Lanthimos rikthehet në bisedat për Oscar me “Bugonia”.

Filmi më i mirë? Aktorja më e mirë? Ky film po merr

Komedia e errët satirike, një rikrijim i filmit korean “Save the Green Planet!” (2003), bën fjalë për dy burra që merren me teori konspirative (Jesse Plemons dhe Aidan Delbis) të cilët rrëmbejnë një CEO korporate (Emma Stone) me besimin se ajo është një alien që po planifikon shkatërrimin e njerëzimit. Duke përzier satirën, fantashkencën dhe stilin karakteristik të çuditshëm të Yorgos Lanthimos, “Bugonia” tashmë po ngjall debate nëse Akademia do ta pranojë siç bëri me “Poor Thing” apo do ta konsiderojë shumë të pazakontë për votuesit tradicionalë.

Shanset e “Bugonia”-s për Oscar

Filmi më i mirë

Bugonia hyn në garën për Filmin më të Mirë në një pozitë solide, aktualisht i renditur i pesti nga 10 kandidatët e mundshëm.

Filmi më i mirë? Aktorja më e mirë? Ky film po merr

Pas suksesit të madh të “The Favourite” dhe “Poor Things”, është lehtë të harrohet filmi më pak i përshtatshëm për çmime i vitit të kaluar, “Kinds of Kindness” (ku gjithashtu luanin Emma Stone dhe Jesse Plemons), dhe të supozohet se Lanthimos është rikthyer fuqishëm në rrugën e Oscar-it.

Reagimet entuziaste në Venecia dhe vlerësimet e larta sugjerojnë se “fati” është me ta kësaj radhe. Pyetja e vetme, si gjithmonë me Lanthimos, është nëse origjinaliteti i tij do të zgjerojë shijet e Akademisë apo do të largojë votuesit më tradicionalë.

Regjisori më i mirë

Filmi më i mirë? Aktorja më e mirë? Ky film po merr

Me dy nominime të mëparshme në këtë kategori (dhe pesë gjithsej), Lanthimos është në një pozitë të mirë për të fituar nominimin e tretë për “Bugonia”. Entuziazmi nga Venecia forcon shanset e tij, veçanërisht nëse votuesit e shohin filmin si një vizion artistik të guximshëm dhe jo thjesht një eksperiment ecentrik.

Aktorja më e mirë

Filmi më i mirë? Aktorja më e mirë? Ky film po merr

Pas fitores së saj të dytë Oscar për “Poor Things”, Emma Stone është përsëri në garë të fortë. Roli i saj si një alien i mundshëm mund të mos duket tradicional për Akademinë, por me katër nominime në dekadën e fundit, është e qartë që votuesit e pëlqejnë shumë. Një performancë pasionante dhe një fushatë e fortë mund ta fusë lehtësisht në top 5. Aktualisht ajo renditet e gjashta.

Aktori më i mirë

Filmi më i mirë? Aktorja më e mirë? Ky film po merr

Jesse Plemons, i nominuar për herë të parë në vitin 2022 për “The Power of the Dog”, po merr vlerësime të forta për rolin e tij si teoricien i fiksuar i komplotit. I vendosur jashtë top 5, ai është një “dark horse” që mund të bëhet një nga surprizat e sezonit nëse “Bugonia” vazhdon të marrë kritika të shkëlqyera.

Skenari më i mirë i përshtatur

Kjo është kategoria më premtuese për “Bugonia”-n. Fituesi i gjashtë Emmy-ve, Will Tracy, bashkëpunoi me Jang Joon-hwan, shkrimtarin dhe regjisorin e filmit origjinal “Save the Green Planet!”, për ta rimodeluar për një audiencë të re.

Rezultati po lavdërohet nga kritikët si “i çmendur dhe i mprehtë”. Duke parë historinë e Akademisë që shpërblen skenare të guximshme, kjo mund të jetë rruga më e sigurt drejt Oscar-it për “Bugonia”-n. Projekte të mëparshme të Lanthimos të nominuara për skenarin përfshijnë “The Lobster”, “The Favourite” dhe “Poor Things”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook