Lidhu me ne

Mix

Publiku e injoron! “With Love, Meghan” jashtë top listës së Netflix

Netflix ka publikuar shifrat për sezonin e dytë të serialit lifestyle të Meghan Markle, With Love, Meghan.

Në raportin e fundit të Top 10 Shows për javën 25-31 gusht, programi i Dukeshës së Sussex-it nuk arriti të hyjë në listën e 10 më të shikuarve në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar apo globalisht.

Në vend të tij, në listat më të shikuara ishin: Hostage, Wednesday sezoni 2, Katrina: Come Hell and High Water, Raw: 2025, Ms. Rachel, dhe Fit for TV: The Reality of the Biggest Loser.

Sezoni i parë i With Love, Meghan arrititë renditej i dhjeti në Top 10 global të Netflix, me 2.6 milionë shikime dhe 12.6 milionë orë të shikuara vetëm një javë pas debutimit në mars. Në atë kohë, programi ishte i shtati në Top 10 të Netflix në MB dhe i dhjeti në SHBA.

Sezoni i dytë ishte xhiruar para se sezoni i parë të debutonte në platformë dhe u shpall menjëherë pas daljes së tij në mars. Ky sezon përfshiu mysafirë të njohur si Chrissy Teigen, Tan France, Jay Shetty, José Andrés dhe Clare Smyth.

Në gusht u njoftua gjithashtu se do të ketë një episod festiv, With Love, Meghan: Holiday Celebration, i cili pritet të transmetohet në dhjetor. Megjithatë, ende nuk ka njoftime për mundësinë e një sezoni të tretë.

With Love, Meghan është projekti i pestë i Meghan dhe Princit Harry për Netflix. Sezoni i ri erdhi dy javë pas njoftimit se bashkëpunimi i tyre me Netflix ishte zgjatur për një marrëveshje shumëvjeçare, e cila përfshin projekte filmike dhe televizive me të drejtën e parë për shfaqje.

“Jemi krenarë që po zgjasim partneritetin tonë me Netflix dhe po zgjerojmë bashkëpunimin tonë për të përfshirë markën As Ever,” tha Meghan më 11 gusht, duke përmendur markën e saj lifestyle të zhvilluar me Netflix.

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook