Mix
Anastacia: Arnold Schwarzenegger më bëri të këndoj këngën “Whatta Man” 12 herë

Këngëtarja me famë botërore Anastacia ka kujtuar një fragment ku aktori Arnold Schwarzenegger në ditëlindjen e tij i kërkonte vazhdimisht të këndonte këngën “Whatta Man”.
Këngëtarja ka treguar se atë natë mund ta ketë kënduar rreth 12 herë këngën me kërkesë të aktorit.
“Unë isha e ftuar në ditëlindjen e Arnold Schwarzenegger dhe ai më kërkoi të këndoja “Whatta Man të En Vogue. Këngë e shkëlqyer, por ai donte vetëm që unë ta këndoja vazhdimisht. Mendoj se e këndova 12 herë”, ka treguar ajo.
“Çdo herë, thoja, ‘O Zot, ai e do përsëri’. Më bëri vërtet të qeshja”, u shpreh këngëtarja.
