Lidhu me ne

Radar

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

Berisha për Yuri Kim: Ka thirrur në ambasadë deputetë për t'i vënë kundër  meje - Lapsi.al


nga Indrit Vokshi

Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion normal drejt pensionit. Mirëpo ky shpjegim nuk mjafton, veçanërisht për shqiptarët të cilët e damkosën Juri Kim si shkatërruese të demokracisë në Shqipëri, duke nënkuptuar se para ardhjes së Kim, Shqipëria gëzonte prej demokracisë.

Sipas mitologjisë (eskatologjisë) shqiptare, Juri Kim na kishte një çështje personale: luftën me Sali Berishën. Ajo vepronte në emrin e saj personal ose George Soros, jo në emër të qeverisë amerikane. Ishte pra një luftë mes dy fiseve, fisit Kim dhe fisit Berisha. Na u shpjegua njëlloj siç nderuari Artan Hoxha na shpjegon konfliktet midis familjeve e fiseve të forta shqiptare.

Juri Kim e cila u trajtua si lajmëtare e George Soros në realitet u emërua ambasadore në Shqipëri dhe u pranua nga Senati i ShBA me datë 29 nëntor të vitit 2019, vit kur në pushtet ishte Donald Trump dhe Sekretar i Shtetit ishte republikani Mike Pompeo. Nuk e emëroi as Sorosi, as Blinkeni, as Bideni; meqenëse duan ta shohin si partiake.

Mirëpo në Shqipëri duhej paraqitur patjetër sikur e emëroi Sorosi. Edhe pse nuk gjejnë dot asnjë lidhje të saj me Soros, nuk na sjellin asnjë dokument apo ngjarje ku të vërtetohet se ajo veproi personalisht ose e urdhëruar nga George Soros, nuk ka rëndësi e vërteta, ka rëndësi çfarë ne duam si të vërtetë.

Me 29 nëntor 2019 kur Juri Kim u miratua ambasadore në Shqipëri, PD kishte 8 muaj që i kishte djegur mandatet dhe kishte hyrë në spiralen e revolucionit. Në vitin 2019 në pushtet në Amerikë ishin Donald Trump e Mike Pompeo. Sanksionimi nongrata i Sali Berishës kishte nisur qysh në vitin 2017-2018 gjatë presidencës Trump, pa ardhur ende Juri Kim në Shqipëri e pa ekzistuar askund emri i saj.

Juri Kim erdhi me porosi se Berisha është nongrata dhe ajo është e vetmja ambasadore amerikane në 30 vjet e cila nuk i ka shkuar Sali Berishës në zyrë. E vetmja. Pikërisht sepse ka qenë e udhëzuar nga qeveria e saj (qeveria Trump) që të mos takonte persona nongrata nga ShBA.

Juri Kim u tregua brutale sepse qeveria e ShBA ishte brutale. Kim deklaroi se do të ndjente keqardhje nëse një parti politike (imiton vullnetarët e Enverit) dhe deklaron se “bar do të hamë dhe udhëheqësin nuk e tradhëtojmë”.

Juri Kim nuk iu tha hani bar, përkundrazi, iu tha mos hani bar për shkak të një udhëheqësi. Demokratët berishistë u sollën si të prekur në sedër, thanë u bë kjo të na thotë neve do të hani bar, kur në fakt ajo iu tha mos shkoni në pikën ku i çoi Enveri militantët e tij, të izoluar nga bota, të pashpresë, vetëm sepse thonin “bar do të hamë e parimet nuk i shkelim” (parimi themelor ishte besnikëria e verbër ndaj udhëheqësit).

Sot demokratët po e hanë barin që përmendi Juri Kim dhe po e hanë edhe nën presidencën Trump dhe pa sekretarin Blinken por me sekretarin republikan Rubio. As Marco Rubio i Trump nuk po ua heq nongratan dhe asnjë zyrtar i Ambasadës Amerikane në Tiranë tashmë nën drejtimin e Trump-Rubio nuk po e takon apo mbështet Sali Berishën.

Po e hanë barin por nuk duan tua përmendësh e tua kujtosh barin sepse iu cënohen krenaria dhe sovraniteti. Mbi të gjitha iu shembet botëkuptimi dhe mënyra se si e shohin botën. Ata janë bindur se gjithçka vjen prej George Soros dhe po t’iu kujtosh se edhe me Trump-Rubio në pushtet nongrata nuk po iu hiqet, nuk po takohen nga asnjë amerikan dhe do të jenë edhe më tej nën izolim, ata nervozohen keq dhe të akuzojnë si të shitur dhe shërbëtor të Sorosit. Nuk është e lehtë ta pranojnë një shpjegim tjetër mbi botën dhe mbi ngjarjet, nuk munden të pranojnë një shpjegim përtej Sorosit.

Fundja të njejtët njerëz që sot besojnë se gjithçka e bëri Juri Kim dhe jo qeveria e ShBA, besojnë se 1997-ën e bëri Mariza Lino me kokën e saj dhe jo qeveria e Bill Clinton. Ambasadorët amerikanë veprokan me kokën e tyre dhe jo sipas udhëzimeve të qeverisë së ShBA.

Prandaj edhe gëzimi për daljen në pension të Juri Kim paraqitet si fitore edhe pse nongrata vazhdon mbetet aty edhe nën presidencën e Donald Trump, duke na vërtetuar se asgjë nuk u bë me kokën e Juri Kim e për interesa personale të Juri Kim por u bë me vendim të qeverive amerikane.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook