Radar
“Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur, na duhet një parti e re” – Çfarë po paralajmëron Elon Musk

Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA, që sipas tij do kujdeset vërtet për njerëzit.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social X, ai ka kritikuar sërish projektligjin e administratës Trump, që u bë mollë sherri mes tij dhe presidentit amerikan dhe çoi në përplasje të forta mes dikur ish-aleatëve të ngushtë.
Musk shkruan se projektligji në fjalë do rritë kufirin e borxhit në shifrën e paparë 5 trilionë dollarë dhe kjo ndodh pasi amerikanë jetojnë në vendin e “partisë së derrave të këqëinj”.
“Është e qartë me shpenzimet marramendëse të këtij projektligji, i cili rrit kufirin e borxhit me një rekord prej PESË TRILIONË DOLLARËSH, se jetojmë në një vend me një parti – PARTIA E DERRAVE TË KËQIJ! Koha për një parti të re politike që kujdeset vërtet për njerëzit.” – shkruan Musk.

