Mix
Ndërron jetë Michael Madsen, i njohur për filmat “Kill Bill” dhe “Reservoir Dogs”

Është ndarë nga jeta aktori i njohur i Hollyëood Michael Madsen.
Autoritetet e Los Angeles County konfirmuan se Madsen u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Malibu. Shkak i vdekjes ishte një arrest kardiak, dhe nuk ka dyshime për veprim kriminal.
Filmografia e Madsen përfshin mbi 300 role, përfshirë pjesëmarrje në “WarGames,” “The Doors,” “Sin City,” “Die Another Day”. Roli si Mr. Blonde në “Reservoir Dogs” dhe Budd në “Kill Bill” i siguruan një vend të veçantë në historinë e kinemasë.
Madsen është përballur edhe me shumë sfida personale. Në 2022, e goditi humbja tragjike e djalit, ndërsa viti 2024 solli një proces divorci dhe incidente ligjore, përfshirë një arrest për dhunë në familje.
