Lidhu me ne

Kryesore

Humbja e thellë më 11 Maj – Lefter Maliqi: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri

Humbja e thellë më 11 Maj - Lefter Maliqi: Duhen dorëheqje

Nëse opozita nuk bën një analizë të thellë brenda vetes së saj me rigjenerim strukturash, dorëheqje të njerëzve që dështuan më 11 maj, atëherë Edi Rama do i turpërojë përsëri në zgjedhjet e radhës dhe të mos futen fare në garë. Kështu u shpreh kandidati opozitar në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, për situatën paszgjedhore dhe humbjen e thellë të PD-ADSHM.

I ftuar në ‘Sot, Live në Shqipëri’ në Report Tv, ai kritikoi ashpër përzgjedhjen e drejtuesve politikë, strukturave elektorale dhe kandidatëve, teksa tha se shkaku kryesor që në Berat nuk u fitua mandati i tretë nga opozita ishte drejtuesi politik Eno Bozdo.

Maliqi u shpreh se vetëm analiza e thellë, dorëheqjet në PD dhe riorganizimi mund ta sillnin opozitën një ditë në pushtet nëpërmjet rotacionit.

Maliqi kërkoi edhe përgjegjësi penale për ata që kanë tjetërsuar votën pas rinumërimit, duke shtuar se nuk priste ndryshim mandatesh nga procesi.

Nga rinumërimi nuk pritej ndryshim i mandateve. Shkelësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Kushdo tjetërson votat duhet të ndëshkohet. Në PD la për të dëshiruar organizimi. Nuk pati përfaqësim në rrethe me figura. Nëse dilja i vetëm e fitoja mandatin tim të deputetit. Sepse do fokusohesha vetëm në zonën time të Kuçovës, unë bëj.

Mandati i tretë në qarkun e Beratit u humb prej Eno Bozdos. Unë besoj se do të ketë zgjedhje të tjera dhe qeveri teknike, sepse SHBA do ndërhyjë për votën e lirë. Unë nuk them se i bleu të gjitha mandatet, por të paktën 10 prej tyre po. Sepse vuri në dispozicion bonusin e pensioneve, faljen e gjobave dhe të tjera si farsa elektorale, treni bullgar. Ndërkombëtarët të ndërhyjnë për qeveri teknike”, tha ai.

Por cilat duhet të jenë masat brenda opozitës dhe a ka nevojë për dorëheqje apo largime, përfshi edhe kreun e saj Sali Berisha?

“Duhet të ketë dorëheqje në PD, të nivelit të lartë dhe në degë. Jam edhe për emërime apo komandime për një periudhë të shkurtër, që të rishikohet anëtarësia, të shtohen anëtarë të rinj, nga sipër deri te degët. Por unë jam kundër largimit të Sali Berishës në këto momente.

Kurse drejtuesit e tjerë të cilëve ai i besoi, nuk e ndoqën dot, nuk e shpërblyen me punë, një pjesë vinin ose s’vinin, një pjesë punuan me përçarjet, nuk pati organizatorë, nuk pati përballje dhëmbë për dhëmbë”, vijoi ish-deputeti i PL-së (ish-LSI).

Por nëse nuk riorganizohen strukturat dhe nuk bëhet analiza, atëherë ai u shpreh i bindur se do marrin një tjetër humbje të turpshme prej Edi Ramës, edhe sikur të ketë qeveri teknike apo ky i fundit të mos jetë kryeministër.

“Duhet të ketë një riorganizim, sepse kemi edhe zgjedhje të pjesshme lokale. Të mendohen mirë për kandidatin lokal në Berat, ose të mos vendosin fare kandidat, sepse nuk mund të pranohet një tjetër turp. Pasi zgjedhjet e fundit ishim 6500 vota pas. Nëse nuk bëhet analizë dhe vazhdon me këtë gjendje opozita, atëherë Rama ta gëzojë edhe fitoren e radhës. Sepse edhe qeveri teknike të ketë, edhe të iki Rama, po nuk punove dhe analizove, nuk fiton dot, nuk bën dot rotacion, nëse ka konsumim figurash”, analizoi ai.

Por a do të jetë Maliqi kandidat për zgjedhjet e parakohshme lokale në Berat, pasi ish-kryebashkiaku Ervin Demo është zgjedhur deputet i parlamentit më 11 maj?

“Unë jam sigurisht drejt Kuçovës dhe nuk mund t’i tradhtoj banorët atje, në varësi edhe të konsultimit me doktor Berishën dhe zotin Meta do shikohen edhe diskutimet në Berat për bashkinë. Unë pranoj çdo lloj sfide, luftoj vetëm për fitore, nëse e humb bashkinë e Beratit me 2 mijë vota, unë largohem nga politika, edhe Kuçovën nëse e humbas me 1 mijë vota, unë largohem”, përfundoi ish-ligjvënësi.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook