Lidhu me ne

Mix

Boronicat, si t’i përdorni për uljen e tensionit të gjakut

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë.

Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën. Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, neutralizojnë radikalet e lira që nxisin disa sëmundje si ato të zemrës apo tumoret.

Pa yndyrna dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Vetëm pak boronica në ditë përmbushin nevojën ditore për fibra. Boronicat janë një burim i shkëlqyer mangani. Ky mineral luan një rol të madh në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji.

Boronicat përmbajnë dhe shumë vitaminë C. Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon për të pasur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm.

Gjithashtu boronicat, së bashku me luleshtrydhet mendohet se kanë një ndikim shumë pozitiv në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiake tek femrat.

Boronicat Për Uljen e Tensionit Të Gjakut

Studimet thonë se ngrënia e një filxhani çaji me boronica (ose 200 gramë) çdo ditë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Kjo sasi boronicash arrin të përmirësojë funksionin e enëve të gjakut dhe të ulë nivelet e tensionit sistolik të gjakut.

Këto studime janë bazuar në eksperimente të kryera tek burra dhe gra. Ata kanë konsumuar këtë sasi boronicash çdo ditë për një muaj me rradhë.

Sipas ekspertëve, tensioni i gjakut përmirësohet në vetëm 2 orë pas konsumit të boronicave në formë të plotë ose si lëng.

Gjatë konsumit mujor të boronicave tensioni sistolik mund të bjerë mesatarisht me 5 mm/hg. Një efekt i ngjashëm ky me atë të medikamenteve kundër tensionit të lartë.

Ekspertët thonë se ky përfitim i boronicave i atribuohet nivelit të lartë të antiksidantëve. Këto janë përgjegjës edhe për ngjyrën e errët të boronicave.

Antioksidantë të tillë gjenden edhe tek fruta të tjera të pyllit siç janë manaferrat por boronicat kanë nivelet më të larta.

Kët antioksidantë përmirësojnë funksionin e qelizave në shtresën e brendshme të enëve të gjakut dhe lehtësojnë qarkullimin e pandërprerë të tij.

Gjithsesi këshillohet të mos anashkaloni kueshillat e mjekut dhe medikamentet që ai mund t’ju japë për tensionin.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook