Lidhu me ne

Kioske

Asgjë për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për tu çuditur me çmimet në jug!

Irena Beqiraj

Në vitin 1956, Belgjika përfundoi autostradën e saj të parë, e cila shkonte nga kryeqyteti, Brukseli, në Ostend, aty ku familja mbretërore kishte shtëpinë e saj verore. Autostrada u ndërtua posaçërisht për pushuesit dhe turistët ndërkombëtarë. Rruga e re padyshim që solli një bum të turisteve, aq sa ajo nuk ishte kurrë mjaft e gjerë në sezonin e pikut, edhe mbetej pothuajse bosh në sezonin tjetër.

Po ashtu, dyqanet dhe restorantet, apartamentet shumëkatëshe të ndërtuara përgjatë bregdetit, ndërtimi i të cilave shkatërroi dunat edhe deboi kafshët e egra, shëndroheshin nga të mbipopulluara në bosh. Investimet e mëdha në turizëm nuk e shpëtuan qytetin nga vështirësitë ekonomike, i cili në vitet 1980, ju drejtua fondeve të vecanta europiane për të rimkëmbur ekonominë e tij.

Historia e Ostend është përjetuar në shumë destinacione turistike po asnjë dyshim do të përjetohet edhe në Shqipëri. Asgje jashtë logjikës ekonomike nuk ka ndodhur. Janë qasjet edhe narativat qeverisë që janë jashtë realitetit edhe kundër logjikës ekonomike.

Turizmi kërkon infrastrukturë intensive publike edhe private, e cila fatkeqësisht përdoret me kapacitet të plotë vetem gjatë sezonit edhe është e vështirë të gjenden përdorime alternative për këto infrastruktura gjatë periudhave të tjera të vitit.

Përdorimi nën kapacitet i investimeve zvogëlon shumë kthimin nga investimi duke rritur presionin tek cmimet në sezon. Ky presion i rritjes se cmimeve në sezon rritet edhe me shumë sidomos kur fasilitetet turistike janë të vogla, të fragmentizuara, edhe nuk përfitojnë dot nga ekonomia e shkallës.

Po ashtu sezonaliteti në punësim i ka berë pagat rreth 2.5 herë më të larta se produktiviteti i shërbimeve që lidhen me turizmin duke rritur shumë kostot e ofrimit të shërbimit.

Ndërsa në Shqipëri turizmi zgjerohet, në të njëjtën kohë sektori bujqësor i cili duhet të mbështeste këtë zgjerim duke njohur edhe ai rritje, është në depresion me 13 tremujorë në renie. Vendi e importon pjesën më të madhe të mallrave dhe produkteve thelbësore. Nëse vendi vazhdon të rrisë importet edhe të përjetojë ulje të prodhimit vendas për pjesën më të madhe të mallrave dhe produkteve thelbësore të cilat konsumohen në territor, zgjerimi i mëtejshëm i turizmit pa asnje dyshim do të shoqërohet me inflacion edhe rritje të mëtejshme te cmimeve.

Super optimizmi i qeverisë per turizmin si sektori bazë ku do te mbështetet rritja ekonomike, ka berë që me lehtësi dhe me dritëshkurtësi aty të alokohen me se shumti burimet e kufizuara financiare edhe njerëzore duke dobësuar fuqinë edhe aftësinë e sektorëve të tjerë të cilët janë një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm. Ndërtimi i hoteleve , apo komplekseve të vilave i bën zonat përreth më pak të përshtatshme për qëllime të tjera, si bujqësi edhe agrikulturë , industri, apo zona rekreative për vendasit.

Mbështetja e zhvillimit tek turizmi edhe ndërtimet e hoteleve me Pesë Yje , është rruga e sigurt drejt ekonomisë Haëaiiane , ose ekonomisë së sherbimeve me produktivitet të ulët (pastruesve edhe kamarierëve), e cila do të duhet të blejë Inteligjencën Artificiale , teknologjinë , por edhe mallrat bazike të konsumit nga ekonomitë më te përparuara. Si rrjedhojë e produktivitetit të ulët i cili con në standart relativisht të ulet të jetesës, krahasuar me botën përreth shkretëtirizimi ( ikja e njerëzve i qyteteve, e pastaj i gjithë vendit është rezultati i pashmangshëm.

Përshembull Ostendi duke zgjedhur turizmin humbi mundësinë për të qenë një pikë strategjike e tregëtare midis Francës Anglisë edhe Belgjikës .
Shqipëria çfarë ka humbur ? Asnjë nuk është ne gjendje ti përgjigjet kësaj pyetje.

Por ama si gjithmonë duke refuzuar të kuptojmë si funksionon ekonomia kemi gjetur sa hap e mbyll syte armiqtë e përpjekjeve të lavdërueshme të qeverisë për krijimin e “Maldiveve të Europës. Ato janë vlonjatët edhe tamaqarllëku i tyre !

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook