Lidhu me ne

Mix

Dieta anti-parazitare, çfarë është “cleansing diet” që po ndjek Heidi Klum

Modelja gjermane njofton se ka nisur një regjim ushqimor kundër parazitëve. Por çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? Dhe më e rëndësishmja: a është një praktikë që duhet ndjekur apo një trend që duhet parë me skepticizëm?
Pas fazës së juice detox dhe intermittent fasting, obsesioni i fundit i yjeve është dieta “anti parazitare”. Një regjim “pastrues” që premton të çlirojë trupin nga parazitët, krimbat dhe metale të rënda. Këtë dietë po e ndjek modelja Heidi Klum, 52 vjeç, e cila ka përfshirë edhe bashkëshortin Tom Kaulitz. Ajo vetë e ka rrëfyer në një intervistë për The Wall Street Journal. Qëllimi i këtij programi është të pastrojë zorrët nga “banorët” e padëshiruar, pra parazitët. Një ide që, thotë Heidi Klum, i ka ardhur pasi ka parë shumë në rrjetet sociale.

Pas kësaj deklarate nisi një debat online: disa e përshkruajnë dietën e Heidi Klum si një “detox” i dobishëm, të tjerë e kritikon si një modë pa baza shkencore të forta

Dieta “anti parazitare” si ajo e Heidi Klum: A është vërtet e nevojshme?

E njohur si “worm cleanse” ose dieta anti-parazitare, kjo dietë premton të largojë nga zorra krimbat, larvat dhe metale të rënda me një përzierje bimësh si fara papaje, pelin dhe karafil. Por, si shpjegon Dr. Emanuela Russo, dietologe në INCO të Spitalit Galeazzi – Sant’Ambrogio në Milano: “Nuk ka prova shkencore të forta që tregojnë se këto trajtime natyrale janë efektive kundër infeksioneve parazitare. Në rast dyshimi për parazit, rruga e sigurt është testimi mjekësor (analizat e jashtëqitjes, analizat e gjakut) dhe, nëse është e nevojshme, trajtimi me barna specifike. Disa studime fillestare tregojnë përfitime të mundshme nga disa bimë, por këto janë të kufizuara dhe nuk zëvendësojnë këshillën mjekësore. Problemi,” thekson Russo, “është se këto trende shfrytëzojnë marketingun e frikës, duke ushqyer ankthin e paarsyeshëm me dëshmi të pa verifikuara që shpërndahen në rrjetet sociale.”

Rreziqet e dietës antiparazitare si ajo e Heidi Klum

“Pas hijes ‘natyrale’ të këtyre praktikave detox fshihen rreziqe reale për shëndetin. Suplementet me bazë bimore, veçanërisht në doza të larta ose forma të përqendruara, mund të shkaktojnë dëmtime në mëlçi apo sistemin nervor, dhe mund të ndërveprojnë me ilaçe të rëndësishme si antikoagulantët apo terapitë kardiake,” paralajmëron Dr. Russo. “Efektet anësore më të zakonshme janë diarre, krampa në bark, nauze.” Problemi kryesor i dietës antiparazitare të promovuar nga Heidi Klum? “Ndjesia e rreme e sigurisë që krijohet përmes gojëdhënies në rrjetet sociale. Në vendet e zhvilluara, infeksionet parazitare janë të rralla dhe kanë simptoma të qarta, si diarre e vazhdueshme, kruajtje anale gjatë natës apo humbje e pashpjegueshme peshe: këto janë shenja që kërkojnë menjëherë vlerësim mjekësor, jo blerje impulsive dhe vetë-mjekim me kurime natyrale.”

Strategjia e vërtetë për një zorrë të shëndetshme dhe të pastër

Nëse synimi është kujdesi për zorrën dhe mbrojtja nga parazitët e padëshiruar, strategjia ushqimore është shumë më e thjeshtë (dhe shumë më e sigurt) se një “pastrim” ekstrem me bimë dhe perime. “Një dietë e pasur me fibra nga fruta, perime, bishtajore dhe drithëra integrale ushqen mikrobiotën e zorrës, ndërsa ushqimet e fermentuara si kos, kefir dhe lakër turshi nxisin një florë bakteriale të balancuar,” shpjegon dietologia. “Modeli mesdhetar ushqimor, me protagonist vajin ekstra të ullirit dhe peshkun e pasur me omega-3, ka përfitime të dokumentuara për shëndetin e tretjes. E plotëson: hidrata e vazhdueshme, aktiviteti fizik i rregullt dhe gjumi cilësor. Probiotikët mund të jenë të dobishëm, por vetëm nëse janë të treguar dhe me breza të verifikuar shkencërisht. Sepse shëndeti i zorrës,” përfundon Russo, “nuk është një ngjarje që zgjidhet në pak javë, por një proces i vazhdueshëm që bazohet në zgjedhje ushqimore të vetëdijshme dhe jo në frikën nga parazitë të imagjinuar.” Më pak ekstremizëm, pra.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook