Mix
Jennifer Aniston zbulon pse nuk ka marrë kurrë pjesë në Met Gala

Edhe pse është një nga aktoret më të njohura të Hollywood-it, Jennifer Aniston nuk ka qenë kurrë pjesë e Met Gala-s, ngjarjes më të madhe të modës që mbahet çdo vit në New York – dhe tani ka zbuluar arsyen pse.
Në një intervistë për revistën Glamour, aktorja 58-vjeçare u shpreh se nuk është aspak e tërhequr nga ideja për të marrë pjesë në këtë event.
“Po, kam marrë ftesa, por nuk shkoj,” tha Aniston.“Më mbingarkon.”
Edhe pse shumë personazhe kanë treguar se përgatitja për Met Gala zgjat me orë të tëra – nga fustanet ekstravagantë, te flokët dhe makeup-i – Aniston pranon se kjo pjesë nuk është për të.
“Unë jam tipi me xhinse, shapka dhe një bluzë. E dua elegancën herë pas here, por për mua është një lojë mendore: ‘Vishu, rregullohu, bëhu e bukur, dhe pastaj shko ulu në një sallë të madhe me kolegët e tu.’” – u shpreh ajo.
Aktorja shtoi gjithashtu se ka një marrëdhënie të ndërlikuar me eventet publike dhe tapetin e kuq.
“Disa njerëz e trajtojnë si sport – të ndërtojnë dhe pastaj mezi presin të të rrëzojnë,” tha ajo. “Pse ndodh kjo? Nuk e di. Por përpiqem të mos e dëgjoj, sepse nuk më bën asnjë të mirë.”
Jennifer Aniston nuk është e vetmja që ka refuzuar Met Gala-n. Në listën e personazheve të famshëm që nuk kanë marrë pjesë përfshihen edhe Angelina Jolie, Brad Pitt, Mariah Carey, Ryan Gosling, Leonardo DiCaprio, Meryl Streep, Adele, dhe të tjerë.
