Mix
Ethan Hawke flet për divorcin “poshtërues” me Uma Thurman

Ethan Hawke është rrëfyer për herë të rrallë mbi ndarjen e tij të bujshme me ish-bashkëshorten Uma Thurman, duke e cilësuar si një periudhë “pothuajse poshtëruese” për shkak të vëmendjes së madhe mediatike.
Në një intervistë për GQ UK, e publikuar të hënën, 54-vjeçari tha:
“Është gati poshtërues, edhe kur mediat shkruajnë gjëra pozitive.”
Çifti u njoh në xhirimet e filmit “Gattaca” në vitin 1997 dhe u martua një vit më vonë. Nga martesa lindën dy fëmijë: Maya Hawke dhe djali Levon.
Por në vitin 2004 ata u ndanë mes thashethemeve për një lidhje të Hawke me dado-n e fëmijëve, Ryan Shawhughes.
Edhe pse aktori i mohoi akuzat, ai nisi lidhje me Shawhughes pas ndarjes dhe u martua me të në vitin 2008. Sot ata kanë dy vajza, Clementinedhe Indiana.
Nga ana e saj, Thurman zgjodhi të mos fliste keq për ish-bashkëshortin, duke deklaruar në një intervistë në 2006:
“Nuk mund të marr pjesë në asgjë kritike ndaj babait të fëmijëve të mi. Dua të ruaj paqen.”
Pas ndarjes, aktorja e “Kill Bill” u lidh me financierin Arpad Busson, me të cilin pati një vajzë, Luna, por marrëdhënia e tyre përfundoi përfundimisht në vitin 2014.
Thurman më pas është përfolur për romanca me biznesmenin Justin B. Smith dhe arkitektin Peter Sabbeth.
