Lidhu me ne

Radar

Editoriali i Agim Neshos për Edi Ramën nervozon keq Edison Ypin: Këllirë gazetareske, kur e lexon bindesh se është një lesh arapi!

Editoriali i Agim Neshos për Edi Ramën nervozon keq Edison Ypin:Ilustrim: Edison Ypi dhe Agim Nesho

Gazetari Edison Ypi ka shpërthyer keq në një shënim publik ndaj Agim Neshos, i angazhuar vitet e fundit me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, duke mos kursyer gjuhën e rëndë gjuhën e rëndë për diplomatin.

“Kavaleria po vjen” është editoriali i fundit i Agim Neshos, i botuar nga disa media, ku ai shkruan për Edi Ramën, marrëdhënien e tij me Sorosin dhe Shqipërinë, për të cilën autori thotë se është kthyer në një platformë eksperimentale për projektet politike dhe financiare të familjes Soros.

“Rama, ish-mësues vizatimi, e ktheu Shqipërinë në një ciflig të madh turizmi, ku ai është pronari faktik i pronës dhe pasurisë publike ndërsa Shqipërinë e ktheu në vendin më të varfër të Europës, më të palumtur ku shqiptarët  përpara se të largohen në masë dhe të pashpresë ‘lëpijnë’ nga larg vizatimet e shumta të zyrës kryeministrore”, thuhet ndër rreshta në editorialin e Neshos.

Mirëpo, gazetari Edison Ypi thotë se shkrimi me autor diplomatin Agim Nesho është një “këllirë gazetareske”.

“Të thuash se Shkrimi i Agim Neshos është edhe më plehër, më i qelbët, më këllirë, se Shkrimi i çdo mercenari mediatik që paguhet me pare të vjedhura, është një kompliment që Agim Nesho e meriton plotësisht. Madje është i mangët. Për kontribut të shquar në lëmin e komunikimit ortografik babylonik, Agim Injoranti meriton një Oskar, që, nëse nuk ekziston, duhet shpik.

Nis e lexon mender shkrimin e Agim Pordhës. Të dridhen duart, të dhembin kockat, të priten gjunjët, të fërshëllen koka, të merren mentë. Shkon në farmaci mos gjesh ndonjë kokërr. Farmacistja të thotë: Nuk je i pari. Nja njëqint të tjerë para teje kanë ardhur vetëm sot me këtë hall”, shkruan ndër rreshta Edison Ypi.

Sipas gazetarit, kur shkon në fund të shkrimit të Agim Neshos, bindesh se Alfabeti dhe Abetarja janë sendet më të pavlera që ekzistojnë mbi rruzull, dhe shpikësve të tyre u duhet pshurrur varri. Edison Ypi thotë se problem nuk është vetëm koncepti për përmbajtje, por dhe ajo vetë dhe ndërtimi i tekstit e fjalive.

“Batërdia me gërma, rrena, kuptime, hamendje, supozime, kryevepra së prapthi e quajtur shkrim i Agim Kaçurrelit është një lesh arapi para të cilit një furçe teli duket si copë mëndafshi. Vazhdon me shkrimin qurravec të Agim Tarallakut. Diku edhe ngec.

Te, fjala vjen, kur kuturis të bësh ndonjë lidhje mes fillimit, vazhdimit, fundit, të mizerjes intelektuale që ke përpara, dhe konstaton se do kishte qën më mirë të ishe mbytur brenda një garuzhde groshe se u more me këtë kërrmë.

Megjithatë, nuk dorzohesh. Vazhdon duke u përpjekur t’i japësh një kuptim duke e lëçitur vrromën fjalë për fjalë. Pastaj rrojke për rrokje. Në fund edhe gërmë për gërmë. Meazallah. Nga njëra tek tjetra lëçitje, lëtyra në fjalë vjen e trashet si ai byreku i keq, shto petë e hidh tëlynë”, vijon Edison Ypi.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook