Lidhu me ne

Temporal

9 shtatori, ditë e madhe! – ANALIZA


Basha-Berisha: Enough is enough! I'll enforce the statute against whosoever  oversteps it - Euronews Albania

nga Indrit Vokshi

Dita kur Lulzim Basha sdihet se ku e gjeti guximin dhe përjashtoi Sali Berishën.

Kudo që ta ketë gjetur, o nga guximi irracional o nga frika, ska shumë rëndësi, ai akt është akt i madh e i respektueshëm dhe mbi të gjitha, akt i drejtë. Gati-gati, Luli veç atë ka akt dinjitoz në politikë, pavarësisht se nuk pati takat dhe talent për ta mbrojtur si akt.

Pa dashje, neve na bëri një shërbim të madh; i hoqi kamuflazhin Sali Berishës, i hoqi maskën dhe kurimin e fytyrës. Deri atë ditë ai mbahej si lider historik, babaxhan, i balancuar, përbashkues, ishte ai që dilte dhe fliste për bashkime midis demokratëve.

Atë ditë u detyrua të nxjerrë fytyrën tjetër. Nisi sharja më e ulët, fyerja më e poshtër, shpifja më e pafytyrë, trillimi më i paturp, shantazhi publik dhe, në fund edhe organizimi i dhunës vetë personalisht nga Sali Berisha, në oborr.

Profesori, doktori, kardiologu, njeriu që rrinte gjithë natën duke lexuar, siç ia patëm kuruar imazhin, na doli se ishte diçka pak më ndryshe; ishte tutori politik maniak i cili tha, partia është prostituta ime, ajo punon e jeton për mua, smundet askush të ma marrë, se përndryshe nuk ekzsiton më, se unë e vras. E tha live te Erla, partia që smë mbron mua nuk meriton të ekzistojë.

Pra Partia Demokratike, pak se e bëri president e kryeministër, pak se u bë kamikaze e tij në 2019, sepse me 31 janar Rama e pyeti a merr vizë amerikane, ndërsa me 20 shkurt PD dogji mandatet. Nuk mjaftonin këto, ajo parti duhet të duhet të shkonte zvarrë për t’i shërbyer tutorit të sertë, përjetësisht. Kaq arrogancë, fodullëk e përçudnim pati, kaq pak respekt për demokratët të cilët në televizor i mburr si heronj ndërsa me vete dhe me veprimet që bën, dëshmon se i duken plehëra dhe shërbëtorë të pa vlerë por të vlefshëm. Nëse sdo ta mendonte kështu, sdo të kishte vepruar ashtu.

Burri i fjalës, në thonjëza, betohej 8 vjet rresht se nuk kthehem më, u betua se do ta ndjek personalisht çështjen pa parti, por përfundoi duke shkatërruar, degjeneruar dhe defaktorizuar një parti të madhe nga frika e tmerrshme dhe e vocërrake.

Kjo pati të keqen e vet, sepse shkatërroi një parti politike e cila me njëqind probleme, pati mundur të mbetet alternativë për pushtet e qeverisje. Mirëpo pati edhe një të mirë të vogël sepse detoksifikoi organizmin; ata që ishin mentalitet i huaj prej mentalitetit të shumicës, ikën e u larguan, u përzunë apo u poshtëruan duke u kthyer kokëulur e pa u respektuar.

Ajo mësymje e Sali Berishës iu tregoi njerëzve, prej të dy krahëve në konfliktin e brendshëm, se paskan qenë duke bashkëjetuar me mentalitete krejt të ndryshme. Doli se një pakicë paskan qenë mish i huaj në kasaphanen mendore, në kasaphanen ku thereshin me thikë e vërteta, e drejta, argumenti, racionaliteti, dhe mbeteshin shpifja, konsipracioni, përvetësimi, dhuna verbale, sharja me fis, me soj e sorollop e cilitdo që nuk pranonte çmendurinë.

Ja ku jemi sot 4 vjet pas nisjes së revolucionit. Çfarë u fitua? Jemi fiks 4 vjet pas përbetimeve se nëse kthehet Sali Berisha partia do të ringrihet, se armiqtë e të shiturit do të spastrohen dhe e ardhmja do të jetë triumfuese, do të ketë fitore të mëdha dhe rrëzim të regjimit të drogës. Ai ska fituar asgjë, asnjë betejë, asnjë aksion, asnjë pikë, përkundrazi, ai e mori opozitën me 63 mandate dhe e çoi në 50; thelloi diferencën me pushtetin nga 14 mandate në 2021, e çoi 33 mandate në 2025. Simbol i humbjes, disfatës dhe i justifikimit qesharak të tyre. Ka vetëm një fitore: fitoren mbi arsyen dhe logjikën e anëtarësisë demokrate. Fitoren mbi një turmë të traumatizuar dhe të dëshpëruar në atë gradë sa sigurinë e vetme e gjen te nostalgjia e ditëve të pushtetit. Dhe Berisha duke qenë simboli i ditëve të pushtetit, ka pushtet mbi turmën përmes historisë dhe nostalgjisë. Thënë ndryshe, çështja e PD-së nuk është çështje politike, është më së shumti çështje psiqike dhe emocionale.

Ja ku jemi, kaluan 4 vjet prej ditës së parë të revolucionit të shpresës, çfarë u fitua e ku u arrit? U arrit në pikën ku shpresat i kanë vetëm te vdekja; nëpër kafet rrotull PD-së pëshpëritet si ditë çlirimi dhe reformimi, vdekja e Sali Berishës. I thonë njëri-tjetrit ky nuk largohet, na mori në qafë, kur po vdes, se atëherë mund të ketë ndonjë reformim dhe po marrim rol më të madh duke u shitur si besnikë të verbër të liderit historik. Këto biseda i bëjnë ata që betohen se e duan por në realitet, Sali Berisha thjesht iu duhet. Iu duhet sepse pa atë, jo veç demokratët por askush tjetër nuk i llogarit këta prototipat që i rrijnë rreth e rrotull. Pa atë, ska më sfungjer që ndalon dhe zbut mllefin dhe urrejtjen e vetë demokratëve kundër atyre tipave që janë tallur dhe kanë përfituar vetëm pse i ka caktuar Sali Berisha për nevojat e veta.

Ishalla Zoti i jep jetë sa më të gjatë Sali Berishës, ketë e them me shumë sinqeritet dhe shpirtërisht. Sepse fundja, në atë parti Sali Berisha është burri më i mirë; me gjithë të zezat që ka, prapë është më i miri, krahasuar me çfarë ka aty brenda.

POST SCRIPTUM: Smund të kalonte pa një dedikim me shkrim kjo ngjarje e rëndësishme për jetën politike shqiptare. U duhet kujtuar njerëzve kush jeni e çfarë keni bërë. U duhet kujtuar gjithashtu se vetëm 4 vjet kanë kaluar, revolucioni i votës së lirë ka afat edhe 20 vjet, kështu që kanë edhe 16 vjet të tjera përpara. Ose më shumë!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook